Futboll Seria A Sport

150 MILIONË EURO PËR 5 VITE/ Talentet Inter “minierë ari”, ja akordet e arrira

Ditë intensive për klubet që po kërkojnë të mbyllin bilancet deri në 30 qershor me shitjet dhe plusvalencat përkatëse për të respektuar kriteret e “Fair Play Financiar” të UEFA-s. Roma po “sakrifikon” titullarë si Manolas dhe Xheko, të cilët kanë gjetur respektivisht akordet me Napolin dhe Interin. Ndërsa pikërisht, klubi zikaltër po ndjek rrugë të tjera, jo të reja, përmes shitjes së talenteve të akademisë: gjithmonë një “thesar” i çmuar për të plotësuar kuotën e nevojshme përpara merkatos.

OBJEKTIVI –

Drejtuesit interistë janë pranë arritjes së objektivit prej 46 milionë eurosh të nevojshme brenda ditës së nesërme. Pasi arritën fillimisht të plotësojnë kërkesat e “settlement agrement” të firmosur në 2015-ën (pra, nuk do ketë më limitime në listën e lojtarëve të regjistruar në kampionat dhe Kupat europiane), kanë arritur të evitojnë shitjen e futbollistëve kyçë, duke realizuar plusvalencën me të rinjtë. Nga viti 2014 janë arkëtuar 94 milionë euro nga shitja e të rinjve duke gjeneruar 77 milionë. Dhe shumë shpejt shuma totale mund të arrijë kuotën 150 milionë në 5 vite…

interi

SHITJET E FUNDIT

Për të përmendur një pjesë: së fundmi, është kryer transferimi i Andrea Pinamontit te Xhenoa. Qëllimi i drejtuesve zikaltër ishte të mos e largonin sulmuesin, protagonist në Europianin U-20 me Italinë, autor i 5 golave në vitin e parë të huazimit me Frozinonen në Serinë A; por, nevoja për 45 milionët e famshme ka bërë të ndryshohet strategji. 20- vjeçari, i cili fillimisht po pret të rinovojë kontratën ekzistuese dhe duhet të pranojë propozimin ekonomik të presidentit Preciozi (flitet për 1,8-2 milionë në sezon), do u bashkohet kuqebluve për 18 milionë.

Mes palëve do mbetet edhe një pakt për “riblerjen”, pra, për të mos e humbur përfundimisht. Po te Xhenoa do kalojnë edhe mesfushori Lorenco Gavioli dhe qendërmbrojtësi Nikolas Rico, të vlerësuar 8,5 milionë në total. Po aq e rëndësishme ekonomikisht konsiderohet shitja e Zinjo Vanhojsden te Stantard Liezhi: nga mbrojtësi 19-vjeçar belg do përfitohen 12,6 milionë. 5 milionë të tjerë do garantohen nga sulmuesi Andrea Adorante, i cili rikthehet te Parma dhe firmosi dy ditë më parë një kontratë 4-vjeçare.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Young Boys. Rezultati 1-1

Delo.autor

REAGIM I FORTË/ Përjashtimi i BEHRAMIT, mediat zvicerane kritikojnë Federatën

Isa.Autor

NUK KA QETËSI/ Solarin e bezdisin pyetjet për ISCON: Tek REALI janë të gjithë të…

Isa.Autor

Leave a Comment