Futboll Sport

Paok “hakmerret” ndaj AEK-ut, fiton Kupën në Athinë

Finalja e Kupës së Greqisë ka shkuar për Paok-un e Selanikut, që mposhti AEK-un e Athinës 0-2, në stadiumin olimpik të kryeqytetit grek. Në një ndeshje shumë të tensionuar, ku tifozëritë e të dy skuadrave krijuan një atmosferë shumë ‘të nxehtë’, ishin pikërisht selanikasit ata që festuan në fund.

Një gol i portugezit Vierinha në minutën e 65’ dhe një tjetër i Pelkas në minutat shtesë, vendosën finalen, ndërsa në minutën e 23-të selanikasit humbën edhe një penallti me Prijoviç.

Vlen të përmendet se të dy skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 futbollistë, pas kartonëve të kuq të marrë nga Vranjes për AEK-un dhe Mauricio për Paokun.

Të dy skuadrat ishin pretendentet kryesore në këtë sezon, për të marrë kampionatin dhe Kupën, por ndërkohë që i pari shkoi për kryeqytetasit, edhe Paok nuk e mbylli sezonin pa gjë.

Kujtojmë që më herët në Selanik u ndërpre një ndeshje mes këtyre dy skuadrave, ndërsa edhe gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme, tifozë të dy ekipeve u përleshën në rrugët e Athinës.

Related posts

SHPËRTHEN AGOLLI: Kombëtarja po kalon një ngërç, ju tregoj sjelljen jo normale të…

Isa.Autor

BËN GJESTIN E VEÇANTË/ Mesfushori i Barcelonës respekton fansat, i jep autograf një… derrkuci (VIDEO)

Delo.autor

MBI RINOVIMIN E VLAHOVIC/ Presidenti i Fiorentina-s: Po i ofrojmë më shumë se Batistuta dhe Rui Costa, por ai…

Delo.autor

Leave a Comment