Futboll Seria A Sport

XHAKA POZITIV ME COVID/ Murinjo i tërheq veshin: Bëj vaksinën!

Granit Xhaka do të mungojë në ndeshjet e shtatorit për përfaqësuesen e Zvicrës pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 që në ditët e para të grumbullimit me helvetët. Futbollisti shqiptar që është edhe kapiteni i Zvicrës, është një nga ata që refuzojnë të vaksinohen.

Një vendim që është kthyer në temë diskutimi së fundmi e ku është përfshirë edhe Zhoze Murinjo, Ky i fundit kërkoi gjatë verës pa shumë sukses që të afronte Xhakën te Roma, duke u dorëzuar kur u mësua se ai do të nënshkruante rinovimin me Arsenalin.

Por tekniku portugez nuk ka rezistuar pa i tërhequr veshin Xhakës kur ky i fundit ka postuar në rrjete sociale një foto. “Bëj vaksinën Grani dhe ji i sigurt”, shkruante Murinjo në mesazhin e tij, qartësisht duke iu referuar faktit se mesfushori refuzonte ta bënte një gjë të tillë.

Related posts

NË UDHËKRYQ/ Etrit BERISHA në pritje për të mësuar të ardhmen

Isa.Autor

E BUJSHME/ Interi shitet te sheikët e Newcastle, Suning i ka vendosur çmimin. Eksperti: Do bëhet klubi më…

Delo.autor

Trajneri i Argjentinës/ MESSI nuk duhet bezdisur, ja kur vendoset rikthimi i tij

Isa.Autor

Leave a Comment