Futboll Seria A Sport

Inter nuk ka para, Reali gati t’i rrëmbejë një yll

Joao Cancelo, mrbojtësi i djathtë i Valencias i huazuar ketë sezon tek Inter në kampionatin italian, është në orbitën e Real Madrid. 23-vjeçari ka zhvilluar me fanellën zikaltër 21 ndeshje, ku ka shënuar edhe një gol. Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, gjigantët e La Ligue kanë pikasur yllin portugez për sezonin e ardhshëm. Inter ka afat për t’a blerë lojtarin nga Valencia deri më 30 maj për 35 milionë euro, por duket që nuk janë në gjendje për t’a kryer këtë shpenzim. Kështu që, lojtari do të kthehet në Mestalla.

Sipas të përditshmes italiane në fjalë, burime pranë klubit spanjoll bëjnë me dije se për lojtarin kanë ofruar 40 milionë euro ekipe nga Premier League. Në garë për të marrë shërbimet e luzitanit është futur edhe Real Madrid, të cilët duan që ta afrojnë në “Santiago Bernabeu”. Cancelo më 27 maj bën 24 vjeç dhe pret që të nisë një aventurë të re me një tjetër ekip, në të kundërt do të rikthehet tek Valencia. “Los Blancos” kërkojnë një lojtar që të jetë zëvendësues i Dani Carvajal, që është i vetmi lojtar që luan në këtë pozitë. Trajneri Zidane nuk ia beson dot këtë rol, 19-vjeçarit, Achraf Hakimi ndaj kërkon një lojtar më me eksperiencë dhe të besueshëm. Në rast se nuk arrihet nënshkrimi me mbrojtësin e Real Sociedad, Odrozola, atëherë opsioni më i mirë mbetet Joan Cancelo.

Përveç mbrojtësit në fjalë, madrielenët pritet të sjellin risi në ekip, pas listës së gjatë që Zidane dhe drejtuesit kanë bërë për të larguar nga klubi këtë verë. Tashmë prej muajsh qarkullojnë në media emrat e yjeve si Gareth Bale dhe Karim Benzema, të cilët me shumë mundësi do të lënë përfundimisht kryeqytetin spanjoll, drejt një aventure të re me një tjetër ekip.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i Manchester Unitedit jep lamtumirën: Largohem në fund të… (FOTO)

Delo.autor

NËSHKRIMET TEK ARSENAL/ Fantazisti kërkon 200 përqind rritje rroge për të qëndruar

Isa.Autor

(VIDEO) Kriza e Real Madrid, “plas” IRONIA në rrjetet sociale

Q.Autor

Leave a Comment