Futboll Seria A Sport

Inter, “Suning” zgjedh vazhdimësinë. Ja çfarë ndodh me Spallettin…

Do të vazhdojmë me Spallettin edhe pa Championsin. Pankina e Interit është lëkundur ndjeshëm për teknikun italian, sidomos nga pakënaqësitë e tifozëve zikaltër, por duket se pronarët dhe stafi menaxherial janë tashmë të bindur.

Puna e teknikut toskan gjatë sezonit të parë në krye të Interit është vlerësuar nga të gjithë, kështu që kontrata e firmosur qershorin e kaluar, me skadencë në vitin 2019, shumë shpejt mund të zgjatet deri në vitin 2021. Për këtë do të mendojë përgjegjësi teknik, Piero Ausilio, që do të ulet kokë më kokë në tryezë me Spallettin, me siguri pas fundit të këtij sezoni.

Kjo sepse aktualisht, pavarësisht se në distancë nga Lazio e Roma, Icardi dhe shokët e tij i kanë ende mundësitë matematikore për të zënë vendin e katërt. Por kjo nuk varet vetëm nga zikaltrit, që duhet të fitojnë me patjetër ndaj Udineses, Sassuolos dhe Lazios, por edhe nga të paktën një hap fals i lacialëve dhe dy nga romanët.

Zgjedhja për të vijuar më tej me trajnerin toskan nuk bëhet vetëm për shkak se nevojitet vazhdimësi e projektit teknik, por edhe për shkak se janë ndryshuar plot 11 trajnerë që prej fitores së “tripletës” së famshme.

E pavarësisht një merkatoje të kushtëzuar e kufizuar krahasuar me premtimet paraprake, Spalletti thuhet se ka qenë i aftë të krijojë një ekip, të cilit i ka dhënë identitet taktik dhe karakterial një grupi që 12 muaj më parë dukej i përçarë. Madje ka rigjallëruar edhe “interizmin”, e thënë ndryshe mbështetjen e tifozëve për këtë skuadër, që kanë garantuar një mesatare ndjeshmërie prej 60 mijë spektatorësh në “Giuseppe Meazza”.

Related posts

Dëshira e madhe e Interit quhet Ilkay Gundogan, vetëm nëse arrihet Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

VIDEO/ ‘Tronditet’ Reali, La Coruna në avantazh

Q.Autor

NUK LUAJTI NDAJ SKËRNDERBEUT/ Ja arsyeja pse mungoi mbrojtësi Muça

Delo.autor

Leave a Comment