Futboll Premier League Sport

TOTTENHAMI DUEL ME REALIN/ Ja shifra marramendëse për të lënë rë lirë fantazistin

Skuadra e Real Madrid nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin për mesfushorin danez Christian Eriksen, të cilin e ka kërkuar që verën e kaluar. Tashmë, me rikthimin e Zinedine Zidane në stol, skuadra “merenguges” është hedhur sërish në sulm.

Gjithsesi, Tottenham nuk ka ndërmend të shesë lirë lojtarin dhe sipas të përditshgmes britanike “The Mirror” ka rritur çmimin e lojtarit. Skuadra londineze ka bërë me dije se kërkon 130 milionë stërlina për Eriksen (160 milionë euro), një shumë tepër e lartë.

Mësohet se presidenti i Tottenham, Daniel Levy, ka ngriturkërkesën e tij, pasi e konsideron mesfushorin 28-vjeçar si të rëndësishëm për skuadrën e tij. Nëse kjo shumë konfirmohet, atëherë Eriksen do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, pas Neymar dhe Mbappe.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Salzburg-Crvena: Austriakët s’dinë të humbasin në shtëpi

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi. Rezultati 0-0

Delo.autor

Ronaldo merr prej dore Real Madridin, dopjeta e tij thyen Eibar

Q.Autor

Leave a Comment