Formula 1 Sport

Pirelli kërcënon Formula 1/ Nëse kthehet në sport komercial, largohemi

Për një kampionat dhe betejë teknologjike, jo për një betejë komerciale. Ky është me pak fjalë mendimi që kanë drejtuesit e Pirellit, që kanë kërcënuar pronarët e Formula 1 se pas vitit 2019, kur përfundon kontrata aktuale, mund të largohen në rast se ky sport humbet qëllimin e tij. “Nëse beteja do të vazhdojë të jetë teknologjike, për t’u dhënë skuadrave atë që ata dëshirojnë, ne do të jemi këtu për ta bërë këtë gjë. Por nëse ky sport bëhet më shumë komercial, atëherë do të tërhiqemi”, tha Marco Tronchetti Provera, numri 1 i Pirellit në Formula 1.

“Nëse ky rrugëtim që kemi nisur do të vazhdojë të qëndrojë kështu si sot, ne jemi gati të vazhdojmë, nëse ndryshon do të largohemi. Pirelli është në dispozicion të asaj që kërkojnë skuadrat, FIA dhe Formula 1. E rëndëishme është që pilotët të jenë në qendër të këtij sporti dhe unë mendoj se gomat funksionojnë kur pilotët janë të kënaqur dhe publiku është i kënaqur kur sheh se ka rivalitet mes pilotëve. Ndaj është e rëndësishme që të rishihen edhe cirkuitet, për të krijuar atë emocion që mundon në pistë”, thanë përfaqësuesit e Pirellit.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ “Djajtë e Kuq” gati të pranojnë gjithçka për kampionin e botës…

Delo.autor

VENDOSI TË LARGOHET NGA CHELSEA/ Ylli i Belgjikës ëndërron të transferohet tek…

Delo.autor

Zyrtare: Besiktasi arrin marrveshjen me PORTIERIN që i dha Championsin REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment