Futboll Seria A Sport

Interi përgatit rinovimin e Spallettit, kontratë e re deri në 2021

Me apo pa Champions League, Interi do të vazhdojë me Luciano Spallettin. Nuk do të jetë kualifikimi ose jo në Champions që do të vendosë fatet e trajnerit në stolin e skuadrës zikaltër, pasi drejtuesit e Interit kanë përgatitur rinovimin e kontratës së Spallettit deri në vitin 2021.

Duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat italiane, drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio në ditët e ardhshme do të takohet me teknikun nga Certaldo për të diskutuar për një marrëveshje të re deri në vitin 2021.

Spalletti është në kontratë me Interin deri në 30 qershor të 2019-ës, por te Interi janë shumë të kënaqur me punën e ish trajnerit të Romës, i cili gjatë këtij sezoni i ka rikthyer identitetin zikaltërve dhe i ka kthyer në një skuadër të vërtetë që zbret në fushë me ide të qarta dhe që kërkon të marrë gjithmonë maksimumin.

Spalletti ka bërë gjithashtu një punë të shkëlqyer me lojtarë të caktuar duke u rritur vlerën në merkato dhe këto janë disa nga arsyet që te Interi duan ta kenë në stol teknikun 59-vjeçar edhe për 3 sezonet e ardhshme.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Coutinho shndërrohet në shqetësim për Barcelonën, synohet një tjetër huazim

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona nuk duron më, ja kush është objektivi kryesor i merkatos së verës!

Delo.autor

TAKAT NË FYTYRË/ Momenti kur Vidal e katranos me ndërhyrjen “horror” ndaj kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment