Boks Sport

Tyson Fury: Do t’i shtyp të gjithë boksierët e peshës së rëndë

Boksieri britanik Tyson Fury është shprehur sot se mezi e pret rikthimin e tij në ring, më 9 qershor, në Manchester, ku do të duelojë sërish pas më shumë se 2 vitesh e gjysmë. Përballë ish-kampionit të botës do të jetë shqiptari Sefer Seferi, një test relativisht i lehtë për britanikun, që ka të tjera plane për të ardhmen. Fury, 25 fitore dhë asnjë humbje si profesionist, ka deklaruar sot se nuk do të shohë në fytyrë asnjë rival që do të ketë përpara, por se do t’i shtypë me këmbë të gjithë boksierët e peshave të rënda, për të rimarrë titujt kampionë bote.

“Nuk më zë gjumi natën kur mendoj se njerëz të tjerë, si Joshua dhe Wilder, ëndërrojnë se janë boksierë më të mirë se mua. Mezi pres që t’i kem përballë dhe t’i shtyp të gjithë. Djema, po rikthehem për ju”, tha Fury për mediat. “Ju keni menduar se unë jam një boksier i mbaruar, por ju garantoj se jam më i vendosur se kurrë më parë. Do t’ju shkatërroj të gjithëve. Jo vetëm në peshën e rëndë por edhe në peshën “light heavyweight” apo “cruiserweight”. Do të shkatërroj dhe shtyp këdo që më del përpara”, deklaroi më tej Tyson Fury.

Related posts

KONFIRMON AGJENTI RISO/ I huazuar për 18-muaj, lojtari “Zikaltër” gati për tu rikthyer tek Milan

Delo.autor

“DUAM EDHE NE KUPËN E ITALISË”/ Pioli jep lajmin e keq: Ibrahimovic është si një luan në kafaz

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich fiton me GOLEADË, Barcelona turpërohet nga Benfica

Delo.autor

Leave a Comment