Futboll Sport

Investime ‘sheikësh’: Klubet që shpenzuan më shumë në 10 vjet

Pas gjashtë gjigantëve të lartpërmendur renditen Liverpool dhe Juventus. “Të kuqtë” kanë shpenzuar 930 milionë euro, ndërsa bardhezinjtë kanë shpenzuar 920 milionë euro, por klubi i familjes Angelli e ka bilancin pozitiv duke qenë se ka bërë edhe disa shitje të bujshme, që ia kanë mbushur arkën plot.

Mes këtyre skuadrave edhe ekipeve të tjera ka një hendek të jashtëzakonshëm, pasi Inter, Milan apo Roma nuk kanë shpenzuar më shumë se 650 milionë euro në dhjetë vitet e fundit.

Konsiderata e parë që vihet re është se edhe klube të mëdha si Inter apo Atletico Madrid mbeten vite dite larg shpenzimeve të ekipeve të para të klasës, që kur bëhet fjalë për merkato i përkasin një tjetër planeti.

Konsiderata e dytë është e detyruar. Një pikëpyetje e madhe, gjigante: klubet që shpenzojnë më shumë a e kanë sigurinë se mund të fitojnë trofe? Fryma e mendimit në këtë aspekt është kontrakditore dhe mund të qëndrojmë për orë të tëra duke diskutuar. Por ne tani po merremi me të dhënat dhe faktet duke marrë dy shembuj të bujshëm.

Shembulli i parë është Manchester City. Në dhjetë vitet e fundit, “qytetarët” kanë qenë lodra e sheikut Mansur, i cili ka sjellë në futboll paràtë e naftës, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, duke i ndryshuar të gjithë ekuilibrat e mundshëm.

Vetëm me merkaton, City ka shpenzuar 1.584 miliardë euro, me rekordin absolut të një sezoni që u vu në verën e kaluar nga Guardiola. Spanjollit iu plotësuan dëshirat me 317 milionë euro blerje. Rezultatet? Të varfra: City ka fituar tre herë titullin kampion dhe disa kupa në Angli, por në Europë nuk ka qenë asnjëherë protagonist në historinë e tij.

Rasti i dytë është ai i Paris Saint Germain. Edhe në këtë rast sheiku, Nasser Ghanim Al-Khelaif ka shpenzuar më shumë sesa ka fituar në fushën e lojës.

Eshtë e vërtetë se PSG ka fituar pesë tituj kampion në dhjetë vitet e fundit, por a mjafton për të justifikuar një shpenzim prej 1.15 miliardë eurosh? Sidomos nëse shohim se ashtu si City, ky ekip ka dështuar keqazi në Europë, ku nuk ka shkuar kurrë as deri në gjysmëfinalen e Champions League.

Në renditjen e klubeve që kanë shpenzuar më shumë nuk mund të mungonin Barcelona dhe Real Madrid, por që në fushën e lojës duket se kanë justifikuar çdo qindarkë. Plani i Florentino Perez ka prodhuar raportin më të mirë mes kostos dhe rezultateve në të gjithë historinë e Real Madrid.

“Los Blancos” janë në vendin e gjashtë të klubeve që kanë shpenzuar më shumë (977 milionë euro), por në vendin e parë për sa i përket trofeve të fituar, tre Champions League dhe 2 La Liga, teksa Champions i katërt është shumë pranë.

Duke u spostuar nga Madridi në Katalonjë, Barcelonës i është dashur që të shpenzojë në dy nga dhjetë vitet e fundit pasi Xavi, Iniesta, Maschareno dhe dikush tjetër janë pranë ose kanë dhënë lamtumirën. Befas “La Mesia” nuk prodhon më talente si më parë dhe kësisoj Barcelona e ka bërë projektin e saj për të qenë e fortë në fushën e lojës duke marrë futbollistë si Luis Suarez, Dembele apo Coutinho, por edhe duke shitur Neymar për 22 milionë euro, shifra më e madhe e arkëtuar ndonjëherë në historinë e futbollit.

Në kampionat Barcelona ka fituar 8 nga 10 titujt e fundit, ndërsa në dhjetë vitet e fundit ka fituar tre herë Champions League. Totali i shpenzimeve në këtë dekadë është 1 miliardë euro, por ashtu si Real edhe katalanasit e kanë pasur bilancin pozitiv.

 

Mes ekipeve që kanë shpenzuar 1 miliardë euro gjenden dy angleze, Chelsea me 1.137 miliardë euro të investuara në dhjetë vitet e epokës Abramovic dhe Manchester United që ka shpenzuar nëm merkato 1.018 miliardë euro që nga vitit 2008 dhe deri më sot. Parà të investuara mirë? Manchester United ka fituar shumë pak, 3 herë titullin në Angli dhe një trofe të Europa League.

Disi më mirë kanë shkuar gjërat te Chelsea: 3 tituj në Angli, 1 Champions League dhe 1 Europa League, por për aq shumë sa kanë shpenzuar… gjykoni vetë.

Shpenzimet e klubeve në merkaton e dhjetë viteve të fundit…

1.Manchester City       1.58 miliardë euro

2.Paris SG                    1.15 miliardë euro

3.Chelsea                     1.13 miliardë euro

4.Manchester Utd      1.01 miliardë euro

5.Barcelona                  1 miliardë euro

6.Real Madrid            977 milionë euro

7.Liverpool                 930 milionë euro

8.Juventus                 920 milionë euro

9.Inter                        700 milionë euro

10.Atletico Madrid   670 milionë euro

Related posts

LIVERPOOL-MILAN/ Një dyshim për Klopp, dy balotazhe për Piolin. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA GREQIA/ Klubi gjigant i Olympiakos kërkon të transferojë mesfushorin e Kombëtares…

Delo.autor

I DHA FITOREN E KUPËS SË BOTËS GJERMANISË/ Gotze: Goli në finalen e Botërorit ma vështirësoi…

Delo.autor

Leave a Comment