Futboll Sport

Ironia, si Kukësi mund të bëjë Skënderbeun të festojë

Skënderbeu është shumë pranë titullit kampion kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Sfida e radhës me Lushnjën duhet fituar me çdo kusht dhe çështja e titullit mund të zgjidhet që të mërkurën. Nëse marrin tre pikët, korçarët do të mund të festojnë titullin në rast se Kukësi nuk do të fitojë kundër Teutës në transfertë me Teutën. Durrsakët luftojnë për të siguruar mbijetesën dhe nuk u lejohet hap fals, ndaj edhe gjithçka mund të mbyllet ditën e mërkurë.

Gjithsesi te Kukësi me rëndësi është që Skënderbeu nuk festoi përpara syve të tyre dhe kjo u ka mjaftuar, pasi e kanë pranuar faktin që titulli do të shkojë në Korçë. Nëse në Durrës verilindorët nuk do të kenë motivimin e duhur, do t’ia japin në këtë mënyrë një dorë bardhekuqve. Vendi i dytë në klasifikim duket të jetë siguruar nga ana e Kukësit, që gjithsesi kërkon që deri në fund të mbledhë sa më shumë pikë.

SITUTA NË KORÇË – Portieri Orges Shehi dhe mesfushori Gjergji Muzaka ishin dy lojtarët që u zëvendësuan në Laç pas përfundimit të pjesës së parë, ndërkohë që i grumbulluar për transfertën me kurbinasit nuk kishte qenë Tefik Osmani. Gledi Mici është lojtari që rikthehet pas pezullimit prej kartonëve të verdhë, Klubi korçar, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka treguar gjendjen aktuale të lojtarëve.

“Trajneri Daja ka pasur ditën e diel grupin e plotë në dispozicion, me përjashtim të Tefik Osmanit dhe Gjergji Muzakës, i cili mbeti i dëmtuar ndaj Laçit. Osmani ka nisur ditën e djeshme vrapimet pas dëmtimit në takimin ndaj Kukësit dhe gjasat janë të vogla për të qenë gati në Lushnjë. Ndryshe paraqitet situata për Muzakën, i cili ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë individuale, i diferencuar nga grupi, por pritet të bashkohet plotësisht me grupin dhe të jetë në dispozicion të trajnerit për Lushnjën”, shkruhet në njoftimin e korçarëve.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Klubi i Serisë A në pritje të përgjigjes për testet e tjera të tamponit. Merret vendimi për anulimin e…

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE EUROPIANE/ “Djajtë e Kuq” gati 60 milionë paund për mbrojtësin 21-vjeçar…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Daja: Kampionati shqiptar ka shumë çudira, ju tregoj pse nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment