Futboll La Liga Sport

POLEMIKAT PAS “EL CLASICOS”/ Mou akuzon Ramos: E goditi qëllimisht “Pleshtin”, ja motivi

Tashmë në cilësinë e opinionistit, ish-trajneri ndër të tjerëve edhe i Los Blancos, Jose Mourinho, gjatë komentimit të El Clasico, të përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të katalanasve, deklaroi se përplasja mes yllit të Barças, Lionel Messi dhe kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos ishte e qëllimtë dhe e realizuar nga mbrojtësi për të provokuar reagimin e skuadrës së tij.

“Mendoj se në pjesën e parë, të dyja skuadrat, kur kishin topin, nuk e kanë dëmtuar shumë kundërshtarin. Nuk kishte intensitet në veprimet mbrojtëse, me të gjithë që luajtën në bllok mesatarisht të ulët”, komentoi trajneri portugez.

“Nuk ekzistonte temperamenti i derbit, ose i një El Clasico që vendos titullin. Mendoj se veprimi i Sergio Ramos erdhi nga një futbollist që di shumë mirë se loja duhet të ndryshojë. Me siguri, ai e bëri me qëllim që të krijojë një temperament tjetër për pjesën e dytë, sepse deri në ato momente ndeshja ishte shumë e butë”, deklaroi Mourinho.

Related posts

ÇIFTI PERFEKT/ Andotnio Candreva dhe Allegra, së shpejti prindër (FOTO)

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT E INTERIT/ Moratti: Ishim në tratativa për Iniestan dhe “Pleshtin”

Delo.autor

Ndryshime në stolin e Kombëtares, ish-mbrojtësi i Romës bëhet ndihmës i Panuçit

Sadik.Autor

Leave a Comment