Futboll Premier League

Zbardhet prapaskena, Paul Pogba iu ofrua Real Madridit në merkaton e dimrit

Paul Pogba, mesfushori francez i Manchester United, iu ofrua Real Madridit në merkaton e dimrit të fundit. Sipas “Sport Illustrated”, Mino Raiola, agjenti i futbollistit në fjalë, mori kontakt me ekipin merengues për të hetuar mundësinë e kalimit të ndërkombëtarit francez në “Bernabéu”, në merkaton e janarit të këtij viti.

Megjithatë, nga drejtuesit e “Los Blancos”, të cilët kanë qenë të gatshëm gjithmonë të negociojnë me Raiola, ky i fundit mori përgjigje negative. Real Madridi ka pretenduar se tashmë ka elementë të mjaftueshëm në zonën e gjerë të fushës, ku Pogba zakonisht vepron, për të justifikuar refuzimin e tij.

Pogba, i cili ka pasur disa mosmarrëveshje me Jose Mourinhon, mund të largohet nga “Old Trafford” këtë verë, megjithëse duket se agjenti i tij është përpjekur ta shpejtojë transferimin e tij disa javë më parë.

Related posts

Interi kalon në avantazh, shënon golin Perisic (VIDEO)

Isa.Autor

“MOS PASONI MË TEK AI”/ E konsideron baba, si e ka pritur talenti Vinicius deklaratën e Benzema

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ventspils-Luftëtari, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment