Albanian Stars Futboll Sport

Ish-trajneri i Kombëtares: Ka ardhur koha, nuk duhet të promovojmë më lojtarët e Kosovës

Në vigjilje të takimit miqësor Shqipëri-Kosovë ka folur ish-trajneri i kombëtares kuqezi Astrit Hafizi. I ftuar në ‘super sport’ Hafizi ka deklaruar se Shqipërisë tani i duhet të ndryshojë strategji dhe të mos shpresojë më nga futbollistët shqiptarë me origjinë nga Kosova.

 

“Në fillim ishte diçka e mirë, por pastaj erdhi e u shtuan shumë në një moment. Kampionati ynë në vitet 2003-2005 nuk prodhonte, se pastaj sikur e mori veten. Edhe këta kishin nevojë se nuk kishin federatën e tyre dhe përfaqësuesen e tyre.

 

Mendoj se tani ne nuk duhet të promovojmë më lojtarët e Kosovës, të merremi me lojtarët tanë. Dy Kombëtare? Jemi si Mali i Zi me Serbinë, se ata flasin njëlloj, kanë të njëjtat tradita e në fund u ndanë. Mos harroni se ata kanë Federatën e vet, kanë Federatën e Kosovës që tashmë interesohet për ta”, deklaroi Hafizi.

 

Related posts

Naser Aliji e nis ters, debuton me humbje te Virtus Entella në Serinë B

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arrihet marrëveshja, “Katalanasit” sigurojnë mbrojtësin e Manchester City-t…

Delo.autor

PROPOZIMI I BUJSHËM/ Stadiumi “Olimpico” i Romës pritet të mbajë emrin e ish-legjendës së Italisë

Delo.autor

Leave a Comment