Albanian Stars Futboll Sport

Shkëlqim Muça “sulmon” Panuçin: Nuk mbaj mend asgjë nga 90 minutat, ndërrimet na bënë edhe më keq

Shqipëria e ka humbur takimin ndaj Kosovës me rezultatin 0-3, duke marrë leksione futbolli nga grupi i lojtarëve të Shaland.

Shkëlqim Muça i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” që transmetohet në “RTSH”, është shprehur se është i zhgënjyer nga loja e Shqipërisë, duke theksuar faktin se nuk mban mend asgjë nga ajo që futbollistët e Kombëtares krijuan në ato 90 minuta loje.

“Luajtëm kundrejt një ekipi të organizuar dhe me shumë dëshirë. Nga fillimi i lojës deri në fund nuk mbajta mend asgjë nga Shqipëria dhe trajneri duhet të jetë konfuz për lojtarët që luajtën në fushën e lojës.

Megjithatë unë mendoj se Panuçi është i paqartë me projektin që ai do të zgjedh për eleminatoret e ardhshme. Me ndërrimet e trajnerit italian, loja shkoi akoma edhe më keq. Ndoshta në rastin e largimit të Roshit dhe Qakës, Panuçi mund të priste edhe disa minuta, për të folur në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Muça.

Related posts

RIKTHIM PAS DY VITESH ME GOL TEK SKËNDERBEU/ Mbrojtësi Jashanica: Ia dedikoj familjes time për vuajtjet që…

Delo.autor

Real Madrid-Bayern, gjermanët besojnë te përmbysja madhështore

Sadik.Autor

SULMON SËRISH ASHPËR “PARISIENËT”/ Presidenti i La Liga-s: PSG bën me hile, nuk mund të krahasohet me…

Delo.autor

Leave a Comment