Futboll Sport

Gjyqtarët/ Pesë javë prove për të mos i vendosur më tej fatet e sezonit, ose ”veting”

Në futbollin shqiptar ka një dozë të madhe dyshimi ndaj arbitrave dhe natyrisht vendimeve që ata marrin gjatë ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

Paragjykimi shtohet gjithnjë e më tepër, veçanërisht kur jemi në fund të sezonit dhe pritet të mësohen verdiktet e kampionatit. Mirëpo, kur shikon që gafat e gjyqtarëve ndodhin edhe në nivelet më të larta të futbollit europian, si Liga e Kampioneve apo Liga e Europës, atëherë lind një diskutim i madh edhe në ambientin shqiptar. “Po gabojnë arbitrat edhe në gjysmëfinalen e Champions-it, jo më në kampionatin shqiptar”. Kjo frazë haset rëndom këto ditë dhe pse jo shihet si frymëzim edhe në “korridoret” e institucionit të futbollit shqiptar, pikërisht në zyrën enkas për sektorin e arbitrimit. Por, kjo kurrsesi nuk duhet të justifikojë faktin apo të merret si etalon për të legalizuar gabimet e arbitrave në ndeshjet e kampionatit shqiptar.

“VETING” Jemi në momentin kur jepen verdiktet e kampionatit dhe për gjyqtarët këto pesë javë të mbetura mund të shihen si prova e së vërtetës. Me një garë totalisht të hapur për zonën europiane, e për më tepër mbijetesën, gjyqtarët kanë shansin për të mos u bërë “pis”. Pra, t’u lënë gjithçka në dorë skuadrave dhe për të mos e vendosur ata më tej fatin e këtij sezoni. Precedentët janë aq të tmerrshëm, saqë mjafton të kujtojmë sezonin e kaluar, kur javët e fundit u kthyen në një turp, qoftë për ndeshjet mes rivalëve për titull, po ashtu edhe për mbijetesë, teksa arbitrat bënë çfarë deshën.

Tashmë është momenti që të tregojnë se ata mund të ndikojnë pozitivisht me vendimet e tyre. Në të kundërt, duket se ka ardhur koha e “vetingut” për të gjithë ata që me bilbil në gojë i nxjerrin ndeshjet siç dëshirojnë ose më saktë zbatojnë urdhrat. Nëse ndodh si sezoni i kaluar, atëherë do të ishte në nderin e këtij futbolli, që “veting” të kishte jo vetëm për arbitrat, por mbi të gjitha edhe për drejtuesit e sektorit të tyre.

Related posts

NUK E EKZEKUTOI PENALLTINË NË FUND ME TIRANËN/ Mesfushori Ujka: Ja përse gjuajti Goxha

Delo.autor

PORTRET/ Marek Hamsik ‘thyen’ tabunë, si u bë “Maradona” e futbollit modern në Napoli

Q.Autor

DËNIMI I SKËNDERBEUT QË I TRONDITI TË GJITHË/ Ja fektet negative për klubin korçar edhe për Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment