Futboll Sport

Jens Lehmann: Neuer duhet të jetë patjetër në Botëror

Neuer në nisje të sezonit 2017-18 pati një dëmtim dhe kështu që prej muajit shtator ai nuk u pa më në fushë. 32-vjeçari, i cili ishte lojtari kyç për triumfin e Gjermanisë në Botërorin e Brazilit katër vite më parë, nuk ka luajtur një ndeshje që prej dëmtimit të tij, por tashmë ai është kthyer në stërvitje.

Lehmann, i cili ka luajtur në 61 ndeshje me fanellën e shtetit të tij, është i dhënë që të shohë Neuer-in së bashku me skuadrën në udhëtimin drejt Rusisë, por pranon se duhen parë aftësitë e tij në ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë, ku Bayern duhet ta aktivizojë kundër Eintracht Frankfurt fundjavën e ardhshme.

“Mund të prisni sa më shumë të mundeni për të”, tha ish-ylli i Arsenal-it për “Bild”. “Nëse ai arrin t’ia dalë mbanë në finalen e Kupës kundër Eintracht Frankfurt dhe në dy testet ndërkombëtare, do të jetë mjaftueshëm gati për të qenë në Botëror”.

“Por, ai mund të luajë kundër Austrisë dhe Arabisë Saudite, ndryshe, në opinionin tim ai nuk mund të luajë në Kupën e Botës”. Lehmann gjithashtu është kundër idesë për të lënë në stol Neuer-in gjatë fazës në grupe, ku skuadra e Joachim Low do të përballet me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut. Ndërsa rikthimi në fushë mund të parashikohet për ndeshjet më të vështira që do të pasojnë.

“Nëse ai do të nisë aktivizimin e tij në Kupën e Botës vetëm gjatë raundit të eliminimit direkt… atëherë ne do ta fitojmë atë në masën 50 përqind, dhe kjo nuk është e mjaftueshme”, shtoi Lehmann, i cili deklaroi besimin e tij te Marc-Andre ter Stegen si zëvendësuesin ideal.

Related posts

SHËLQEU PËRSËRI NË PREMIER/ Shihni notën dhe statistikat e Armando Brojës

Delo.autor

E PAPRITUR/ Humbën ndeshjen e rëndësishme, klubi shqiptar kërcënon me dalje nga garat

Delo.autor

CRYSTAL PALACE-LIVERPOOL/ Të kuqtë gjejnë rrugën e rrjetës sërish në fund

Isa.Autor

Leave a Comment