Futboll Sport

Hernan Crespo: Nuk ka si ai në zonën e rreptësisë, por injorohet nga Argjentina sepse nuk është miku i Messi-t”

Hernan Crespo insiston se nuk ka si Icardi brenda zonës së rreptësisë, por injorohet nga Argjentina sepse nuk është miku i Messi-t.

Icardi është në garë për titullin e Capocanniniere me 28 gola në 32 ndeshje të Serie A këtë sezon.

“Po të isha Inter, nuk do ta shisja kurrë Icardi-n. Çfarë sinjali do t’u jepej tifozëve nëse lideri, kapiteni dhe lojtari më i talentuar i ekipit do të shitej,” shprehet Crespo për Gazzetta dello Sport.

“Brenda zonës së rreptësisë, nuk ka asnjë sulmues si Icardi në botë. Nëse një kros mbërrin në zonë, ai është vrasës. Nëse do të ndërtosh aksionet me pasime në qendër të fushës, atëherë Higuain dhe Aguero janë më të përshtatshëm, por nëse luan si Inter me shumë krose të futur në zonë, ku do të gjeni një lojtar më të mirë se Icardi?

“Ai ka një mendje të shpejtë dhe ekzekuton po aq shpejtë, fizikisht është si një dem, godet mirë me të djathtën, po ashtu me të majtën dhe fiton të gjithë dyluftimet në ajër.

“pas Cristiano Ronaldo dhe Messi-t, që janë në një planet tjetër, nuk ka shumë sulmues më të mirë se Icardi.

“Në moshën 25-vjeçare, Maurito ka shënuar 109 gola në 188 ndeshje por mesa duket nuk do të udhëtojë në Rusi.

“Mesa shoh unë, ai nuk është miku i Messi-t. Apo e kam gabim?”

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Real Madridi i marrosur pas Hazard, ofron yllin e vet në shkëmbim

Isa.Autor

Ronaldo mbërrin në Torino? Juventinëve i shohin sytë vetëm sozinë e tij…

Isa.Autor

William Bianda mbërrin në Romë, firmos një kontratë…

Sadik.Autor

Leave a Comment