Futboll Premier League Sport

SPORTING NË KRIZË TË THELLË/ “Të Kuqtë” gati të marrë “THESARIN” e klubit…

Liverpool është një ndër blerësit potencialë të Bruno Fernandes këtë verë teksa Sporting Lisbon mund ta shesë mesfushorin portugez pasi ka probleme financiare.

Fernandes ka shfaqur një formë fantastike këtë sezon në Portugali, duke shënuar 21 gola për Sporting.

Pas largimit të yjeve si William Carvalho, Gelson Martins dhe Rui Patricio, Sporting ka vuajtur të mbajë ritmin e Portos dhe Benficas dhe aktualisht është në vend të katërt të Primeira Liga.

Megjithatë, Fernandes ka impresionuar, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Tani drejtuesit e Sporting janë gati ta shesin lojtarin, duke shpresuar të fitojnë sa më shumë për shkak të problemeve financiare.

Sipas Correio de Manha, Sporting është gati të ulet në tavolinë për të biseduar mbi shitjen e Fernandes në merkaton e verës.

Ai ka një klauzolë 100 mln euro në kontratën që ka firmosur korrikun e kaluar, por Sporting duhet të ulë ndjeshëm pretendimet.

Related posts

E pabesueshme/ Reali dhe Atletiko e Madridit interesohen për futbollistin e Kombëtares shqiptare (FOTO)

Q.Autor

PUSHIMET MBARUAN/ RONALDO do të kryej sot stërvitjen e parë me JUVENTUSIN

Sadik.Autor

Chievo ka përmbysur rezultatin kundër Milanit dhe po fiton 1-2 në “San Siro

Q.Autor

Leave a Comment