Futboll Sport

Jo vetëm Guri surprizë, Panucci risi tjetër në sulmin kuqezi

Shqipëria luan dy miqësore, fillimisht me Kosovën më 29 maj, ndërsa më 3 qershor kuqezinjtë ndeshen me Ukrainën. Në këto dy ndeshjet trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë të shohë nga afër disa lojtarë dhe njëri prej tyre që ftohet për herë të parë është Sindrit Guri, shkodrani që Kukësi e shiti te klubi belg i Oostende për shifrën e 710 mijë eurove. Tekniku italian ishte në stadium dhe e pa nga afër sulmuesin, që duket se ka bindur, ndaj edhe i është dërguar ftesa.

REY MANAJ – Sulmuesi lushnjar, aktualisht pjesë e Granada në Spanjë, e kishte humbur kombëtaren, pasi edhe konkurrenca në sulm është e madhe, pasi janë emra si Sadiku, Cikalleshi e Balaj. Por golat e shënuar me Shqipërinë kundër Sllovakisë – realizoi tre herë në dy ndeshje – kanë bërë që Manaj të kthehet me kombëtaren e madhe. E veçanta është që ai ftohet sërish në një ndeshje kundër Kosovës. Në takimin e parë sulmuesi 21-vjeccar arriti edhe të shënonte. Ai nuk është grumbulluar për ndeshjen që Granada luan me Reus Deportiu dhe në mediat spanjolle raportojnë se kjo ka ndodhur pasi sulmuesi është ftuar nga FSHF në kombëtare.

Manaj në ndeshjen e parë kundër Sllovakisë në “Selman Stërmasi”. Sulmuesi shënoi dy gola

KUSH RREZIKON – Me ftesën dërguar Manajt dhe Gurit, nuk përjashtohet mundësi që të mbetet jashtë listës ndonjë prej sulmuesve. Sadiku nuk ka pasur shumë hapësira te Levante, ndërsa Cikalleshi është i vetmi që ka shënuar me Osmanlispor, teksa në 25 ndeshje (14 si titullar) ka realizuar 6 herë. Balaj e ka mbyllur kampionatin pa asnjë gol, por dëmtimet e kanë penalizuar. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë prej këtyre sulmuesve do të mbetet jashtë listës për miqësoret me Kosovën e Ukrainën.

Related posts

“KËSHTU E PAMË NË FUSHË…”/ Barcelona nuk ndalet, denoncon me video penalltinë e munguar ndaj Albës (VIDEO)

Delo.autor

Pikante dhe statistikat/ Ja çfarë duhet të dini për super sfidën Kukësi-Partizani

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Hazard prezantohet te klubi i ri, firmos kontratën 5-vjeçare me…

Delo.autor

Leave a Comment