Futboll La Liga Sport

MAKTHI RUS/ Ish-lojtari i Barçës tregon aventurën drithëruese në Kazan: Po SHKALLOJA…

Futbolli është një minierë ari, në pamje të parë, por jo të gjithë futbollistët kanë fatin të pasurohen dhe të fitojnë kontrata marramendëse, sepse shumë lojtarë vuajnë edhe për bukën e gojës e sakrifikojnë pa fund, me shpresën se do të bëhen dikush në jetë, për të përfituar ndonjë kontratë të rëndësishme.

Megjithatë, ka edhe raste kur emra të njohur të futbollit përfundojnë keq, për faj të vet apo për rrethanat e pafat.

Një lojtar i cili ka një histori absurde dhe rrëqethëse është Aleks Song, futbollist i kombëtares së Kamerunit, me një karrierë të pasur, nga Arsenali deri tek Barcelona, ku shijoi edhe Champions League, duke u bërë kampion Europe në sezonin 2014/15.

 

Në verën e vitit 2016 Song la Uest Hemin për të shkuar në Rusi, te Rubin Kazan, aty ku nisi një aventurë e frikshme, të cilën mesfushori e ka rrëfyer për The Telegraph.

“Humba një vit nga karriera ime në Rusi. Kur firmosa, më thanë që do kisha një shtëpi, por kaluan muaj dhe nuk pashë asgjë nga çfarë më premtuan. Në fund, pasi më hoqën nga hoteli, m’u desh të flija në qendrën sportive të klubit, ndërsa ata më thoshin që duhej të prisja, që të mbaronte shtëpia. Kur fola me personat e ngarkuar me projektin, zbulova se nuk u ishte kërkuar asgjë”.

“Kishte restorante të mira dhe njerëzit ishin të sjellshëm, por nuk dilja kurrë, sepse nuk kisha miq. Haja vetëm, në qendrën sportive. Po shkalloja, por nuk qava, edhe pse ishte shumë i stresuar”.

 

Nuk ishte vetëm stresi mendor, por edhe financiar: “Kur ke hipoteka e gjëra të tjera për të paguar, duhet të jesh korrekt. Kisha një kredi në Londër, banka më kërkonte paratë. Nuk jam shqetësuar kurrë për paratë në karrierën time, por papritur bankat nisën të më ushtronin presion. Nuk mund t’u thosha njerëzve që nuk isha mirë, duhej të tregohesha pozitiv, për të mos lënduar ata që më rrethonin, sidomos bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi në Londër”.

“Në restorant do kem shkuar 2-3 herë në total gjatë gjithë periudhës në Kazan. Haja gjithmnë në qendrën sportive, i vetëm. Qëndroja në dhomë, shpesh me dritën fikur, në kompjuter, pa parë televizion, sepse nuk kuptoja fare rusisht. Jeta ime ishte kompjuter e telefon, aspak e shëndetshme si jetesë”.

Në fund të janarit 2018 Song e prishi kontratën me Rubinin dhe qëndro0i deri në verë pa futboll. Funi i një makthi, sepse në verë erdhi kontrata me Sionin e Lenjanit në Zvicër, por ndërkohë Song e çoi Rubinin në gjyq dhe fitoi, duke marrë çdo qindarkë që i takonte. “Në Zvicër jam mirë, familja ime është me mua. Tani po luaj dhe jam sërish i lumtur”.

Image result for Alex Song Sion

 

Related posts

NGA TAMPONI TEK SERUMI/ Sakrifica e “çmendur” e Sherif Kallakut për të qenë në fushë ndaj Kukësit

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME KAMPIONËT E SUPERIORES/ Sulmuesi grumbullohet nga ekipi kombëtar…

Delo.autor

DËMTIMET NUK E NDALIN/ Lideri i Barcelonës vijon edhe për një tjetër sezon

F.autor

Leave a Comment