Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI KAMPION/ Spalletti e ka gati kundërpërgjigjen me INTERIN E FRIKSHËM

Tani që merkatoja u mbyll, Interi përqendrohet te Serie A, ku të dielën do të luajë në transfertë kundër Sassuolo-s. Trajneri Luciano Spalletti nuk do të ketë të gatshëm Radja Nainggolan-in, por do të hedhë në fushë blerjet e reja. Sigurisht që Lautaro Martinez nuk do të mungojë. Tekniku i zikaltërve flet për pritshmëritë që ka për sezonin e ri.

“Ne duhet që të tentojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet, duhet këmbëngulje dhe vazhdueshmëri. Vijmë pas një kampionati të rëndësishëm, e këtë vit kemi detyrë të përmirësohemi. E donim këtë biçikletë, tani të pedalojmë siç duhet.”

Tekniku u ndal te rivali i parë.

“Sassuolo është një kundërshtar i fortë, e kemi parë në ‘San Siro’ së fundmi. E dimë forcën e kësaj skuadre. Por ne duhet të jemi të mirëkolauduar, nuk na duhen teste të tjera. Duhet të jemi gati të fitojmë të gjitha takimet. Gjendja e ekipit është e mirë. Kemi bërë çfarë duhej që të bëhej. Mund të tentojmë të fitojmë ndaj çdo rivali. A kam ekip më të fortë se viti i shkuar? Po, veç afrimeve, kam një ekip që e njeh më mirë veten.

I pyetur nëse Interi i tij është skuadra që mund të thyeje Juven, Spalleti përgjigjet:

“Duhet të luftojmë, vetëm nëse doni t;ia jepni titullin Juves pa luajtur fare. Ka ekipe që mundt a fitojnë titullin. Të gjithë jemi përmirësuar. Juvja është ekipi më i fortë nga të gjithë, pastaj janë 5 ekipe që mund të luftojnë deri në fund. Ne jemi ndër këto të pesta, Inter, Roma, Napoli, Lazio e Milan”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ “Djajtë të Kuq” i falen talentit 17-vjeçar

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Liverpool dhe Real Madrid gati të sfidohen për talentin e Ligue 1…

Delo.autor

FITORJA NDAJ KOMBËTARES PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Souza: Shqipëria ishte një rival shumë i fortë

Delo.autor

Leave a Comment