Bundesliga Futboll Sport

Jupp Heynckes në shifra, sukseset e legjëndës së Bundesliga-s

Kur Jupp Heynckes erdhi në jetë më 9 maj 1945 bota ishte krejt ndryshe. I lindur në Mönchengladbach vetëm një ditë pas fundit të Luftës II Botërore, pak vetë do të kishin parashikuar një karrierë futbollistike që do të kishte zgjatur deri në vitin 2018 dhe që do të kishte lënë gjurmë të përhershme në futbollin gjerman dhe evropian.

Për të festuar ditëlindjen e tij të 73-të, le t’i hedhim një sy rekordeve të trajnerit të Bayern Munchen teksa bëhet gati për të marrë pjesë në ndeshjen e fundit në Bundesliga, kundër Stuttgart këtë fundjavë.

3 – Numri me të cilin emri i tij do të shoqërizohet gjithmonë në Mynih, për shkak të trofeve të fituar në sezonin magjik 2012-2013. Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Champions League, të gjitha në një sezon. i pari dhe i vetmi trajner gjerman që ka bërë këtë.

6 – Një nga 6 njerëzit pjestarë të një grupi ekskluziv, të cilët kanë fituar kampionatin gjerman si lojtarë dhe trajnerë. i bashkohet listës së përbërë nga Felix Magath, Franz Beckenbauer, Matthias Sammer, Thomas Schaaf dhe Helmut Benthaus.

6 – Klubet gjermane ku ka bërë pjesë. Më shumë se gjysmën e ndeshjeve i ka me klubin e qytetit të lindjes, Mönchengladbach (574 – 283 si lojtar dhe 291 si trajner). Gjithashtu ka luajtur me Hanovver 86 nddeshje, para se të bëhej trajner i Bayer Leverkusen, Schalke, Eintracht Frankfurt dhe Bayern, ku e ka marrë drejtimin e skuadrës plot 4 herë.

7 – Herët që Heynckes është renditur i dyti në Bundesliga, dy herë si lojtar (1974 dhe 1978) dhe 5 herë si trajner (1988, 1991, 2009, 2011 dhe 2012).

 

8 – Të shtunën do të ngrejë trofeun e kampionatit për herë të tetë. Do të marrë medaljen e katërt si trajner (1989, 1990, 2013 dhe 2018) për t’ia shtuar katër medaljeve të tjera si lojtar, të gjitha me Gladbach (1971, 1975, 1976 dhe 1977). Vetëm 6 lojtarë të tjerë bëjnë pjesë në këtë grup: Udo Lattek (8 tituj si trajner), Oliver Kahn, Philipp Lahm, Franck Ribery, Mehmet Scholl dhe Bastian Schweinsteiger (të gjitthë nga 0 si lojtarë).

12 – Don Jupp ka bërë emër edhe në Europë. Tri herë në finalen e Champions League, dy herë me Bayern dhe një me Real Madrid, duke fituar nga një trofe me secilin klub. Gjithashtu mban rekordin me më shumë fitore radhazi në këtë kompeticcion, 12.

23 – Kur ngriti trofeun e Bundesliga-s në vitin 2013 vendosi rekordin për kohën më të gjatë mes dy trofeve si trajner, 23 vjet. E kishte fituar titullin në vitin 1990 po me Bayern.

68 – Në vitin 2013, kur ishte 68 vjeç, u bë trajneri më i vjetër që fiton kampionatin gjerman. Këtë sezon theu rekordin e vet, edhe pse nuk është trajneri më i vjetër që drejton një suadër në Gjermani. Para tij janë Otto Rehhagel (73 me Hertha Berlin) dhe Fred Schulz (74 me Ëerder Bremen).

91 – Sezoni i tripletës u shoqërua me një rekord pikësh nga Bayern, plot 91, si dhe një diferencë golash +80. Rekorde që qendrojnë ende.

178 – Trajnerët me të cilët është pëërballur Heynckes gjatë gjithë karrierës së tij në Bundesliga, sigurisht një rekord edhe ky.

369 – Në ndeshjen e 369-të dhe të fundit në karrierën e tij në kampionatin gjerman, Heynckes shënoi 5 gola, për herë të parë në karrierën e tij, teksa Gladbach mundi Dortmund 12-0. Gjithsej ka realizuar 220 gola në Bundesliga, duke u renditur i treti në listën e golashënuesve më të mirë të turneut, pas Gerd Müller dhe Klaus Fischer.

518 – Numri i fitoreve që ka arritur Heynckes si lojtar dhe trajner. Askush më shumë se ai, ndjekësi më i afërt – Rehhagel me 457 – mbetet shumë larg.

1 038 – Pas 369 ndeshjes si lojtar në kampionat, Heynckes do të ulet në stol për ndeshjen e 669-të dhe të fundit (të paktën ai këmbëngul që po) të shtunën. Kjo bën që ai të ketë marrë pjesë në Bundesliga si lojtar dhe trajner plot 1038 herë, duke kaluar së fundmi Rehhagel, që mbetet në 1033 ndeshje. Këta të dy janë të vetmit që kanë kaluar shifrën e 1000 ndeshjeve.

19 264 – Të shtunën mbyllet një karrierë që ka zgjatur plot 19264 ditë. Në shifra të tjera 52 vjet dhe 271 ditë, që prej debutimit të tij në kategorinë e parë si lojtar, më 14 gusht 1965.

Related posts

ZHGËNJEN ME LOJË POR KËNAQET ME 3 PIKË/ Real Madrid merr një fitore _aksidentale ndaj Valladolid (VIDEO)

Isa.Autor

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Juventus ruan hapin e Milanit dhe Interit, Ronaldo e nis vitin me 2 gola dhe asist

Delo.autor

ELLIOTT REFUZOI 600 milion euro/ Miliarderi çek provoi të blinte Milan

Isa.Autor

Leave a Comment