Futboll Premier League Sport

Jurgen Klinsmann: Harry Kane është lojtar i kompletuar

Ish lojtari i Spurs dhe legjenda e Gjermanisë ka pranuar se është një adhurues i madh i sulmuesit anglez

Jurgen Klinsmann ka thur lavde për sulmuesin e Tottenham Harry Kane, duke e quajtur atë një lojtar të kompletuar.

Klinsmann ishte hero në ditët e tij në White Hart Lane pasi që kishte shënuar 29 gola gjatë sezonit 1994-95.

Sulmuesi në pension gjerman, i cili ka shënuar edhe 40 gola për kombëtaren e tij, ka folur për talentin e Kane për faqen zyrtare të këtij klubi.

“Jam adhurues i madh i Harry”, ka thënë ai. “Ai është shumë i kompletuar në lojën e tij. Ai mund të shënoi me këmbën e tij të majtë, të djathtë, me kokë dhe është një pasues i mirë me top. Ai po ashtu është edhe një lidhës i mirë i aksioneve, pa a shumë se Teddy (Sheringham). Ai është një lojtar i kompletuar”, ka përfunduar legjenda gjermane e futbollit

Related posts

“KRENAR QË E NDIHMOVA MARADONËN TË BËNTE GOLIN E SHEKULLIT”/ Ish-gjyqtari i ndeshjes me Anglinë: Po të kisha vërshëllyer, nuk…

Delo.autor

DOKUMENTI/ UEFA solli 10 milionë euro në Shqipëri në sezonin e kaluar, 2,2 milionë euro ishin dhuratë për klubet

F.autor

E KRYER/ Ylber Ramadani largohet nga Lecce, mesfushori kuqezi do të luajë sezonin e ardhshëm në Turqi

F.autor

Leave a Comment