Futboll Premier League Sport

Juventusi mendon për mbrotjen, bardhezinjtë “peshkojnë” një kampion bote

Trajneri i sapo emëruar te Arsenali, Unai Emery mendohet të mos besojë te shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit. Mediat britanike raportojnë se trajneri spanjoll ka hartuar një listë me lojtarët që do t’i largoj dhe mesin e tyre është edhe Mustafi.

Ky i fundit mund të ndryshoj edhe ambjent pasi aludohet se do të transferohet te Juventusi. Sipas tribalfootball, shqiptari mund të shkëmbehet me Benedikt Howedesin, i cili së fundi ka qenë i huazuar te Juventusi.

Mustafi  ka rezultuar ndër lojtarët më të kritikuar për dështimin e Arsenalit këtë sezon. Ai mbetet jashtë kombëtares gjermane për botërorin Rusia 2018 shkaku i paraqitjeve të dobëta me klubin anglez.

Theksojmë se topçinjtë  paguan 41 milionë euro në vitin 2016 te ekipi i Valecias për të siguruar shërbimet e kampionit të botës.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Inter, Icardi: “Ditëlindje e hidhur, dëshiroj rikthimin me fitore”

Q.Autor

TRADHËTON ARGJENTINËN/ Maradona zgjedh ekipin e tij më të mirë

Delo.autor

Dopjetë e Dzarias, por Luftëtari arrin të marrë një pikë të artë Kukësit

Sadik.Autor

Leave a Comment