Futboll Sport

U-19, Superiore/ Vllaznia dhe Flamurtari në finale, ja ku luhet

Finalja e Kategorisë Superiore U-19, sezoni 2017-2018, do të zhvillohet midis Vllaznisë dhe Flamurtarit. Ditën e hënë janë zhvilluar dy ndeshjet gjysëmfinale, përkatësisht: Vllaznia-Teuta 0-0 (3-2 me penallti), e luajtur në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ora 17:00. Partizani-Flamurtari 0-0 (4-5, me penallti), luajtur në Pezë, ora 17:00.

Është dashur gjuajtja e penalltive që të përcaktoheshin ekipet finaliste, ku Vllaznia ka mundur Teutën dhe Flamurtari ka mundur Partizanin, po me penallti. Finalja për të përcaktuar ekipin kampion të Kategorisë Superiore U-19 për sezonin 2017-2018 do të zhvillohet ditën e enjte, datë 31 maj, ora 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Related posts

SKUADRA RIVALE PËR TITULL/ Ja 6 yjet e nominuar për “Lojtarin e Vitit” në Premier

Delo.autor

FITORJA NDAJ JUVENTUSIT/ Koke: Kemi nevojë për një tjetër ndeshje…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Armando Broja firmos me ekipin e Vitesse-s

Delo.autor

Leave a Comment