Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ POLONISË/ Ramadani: Një gol na mungoi që në pjesën e parë., ja për çfarë më vjen keq

Mesfushori Ylber Ramadani, shprehu zhgënjim për humbjen në shtëpi ndaj Polonisë. Në prononcimin pas ndeshjes ish-futbollisti i Partizanit, ndër të tjera u shpreh:

“Më vjen shumë keq, bëmë një ndeshje shumë të mirë. Na mungoi vetëm goli, i bëmë të gjitha, krijuam raste, volum loje. Një gol na mungoi që në pjesën e parë.

Gjithmonë kam qenë gati, nuk ka rëndësi kush luan. Duhet të vish me krenari. Nuk ka rëndësi, kush luan, vetëm ekipi të jetë mirë. Kjo është Kombëtare, duhet të luajnë të gjithë dhe nuk kemi pse bëhemi nervozë kur qëndrojmë në stol..

Me Baren njihemi që nga U21, u munduam ta qarkullonim topin, me vjen keq që Bare doli jashtë për shkak të lëndimit. Luajtëm me qetësi, na mungoi një gol. Më vjen keq për tifozet që nuk mundën të shikonin një gol”, u shpreh Ramdani.

Related posts

Sabjen Lilaj: Viti më i rëndësishëm në aspektin personal, ndaj Luftëtarit duam hakmarrjen

Q.Autor

NË TURQI INSISTOJNË/ Taulant Xhaka i kërkoi Bazelit të largohet, pranë firmës me Beshiktashin

Delo.autor

The Guardian publikon raportin special për Skëndërbeun: Si u përfshi në hetimet e jashtëzakonshme dhe implikimi i Bodes, Zeqos dhe Takajt

Sadik.Autor

Leave a Comment