Futboll Premier League Sport

Mourinho bën për ujë të ftohtë lojtarët

Manchester United u mund në transfertë mbrëmjen e djeshme me rezultatin minimal 1-0 nga Brighton. “Djajtë e kuq” nuk ia dolën që të merrnin barazimin pavarësisht tentativave për të gjetur rrjetën në stadiumin Amex. Pascal Gross i dha tre pikë të arta skuadrës së tij në kuadër të javës së 36-të të Premier League.

Pas përfundimit të ndeshjes portugezi nuk hezitoi të dalë para medias dhe të japë përshtypjet e tij për skuadrën dhe humbjen e pësuar. Trajneri Jose Mourinho akuzoi lojtarët për paraqitjen e dobët ndërsa u dha përgjigje gazetarëve lidhur me aktivizimin e përhershëm të Romelu Lukakut.

“Lojtarët që zëvendësuan të tjerët nuk kanë luajtur në një nivel të mirë. Kur individualistët e bëjnë këtë është e vështirë që skuadra të luajë mirë. Ndoshta tani ju nuk do të më pyesni mua, pse A, B, C nuk luajnë shumë. Pse gjithmonë Lukaku? Pse gjithmonë Lukaku? Pse gjithmonë Lukaku? Tani e keni përgjigjen se përse gjithmonë ai”- tha 55-vjeçari.

United do të përballet në finalen e FA Cup më 19 maj ndaj Chelseas së Antonio Contes dhe me shumë gjasa, Martial dhe Rashford nuk do të kenë një shans për t’u aktivizuar në këtë takim pas përformancës së djeshme.

Më tej “Special One” shtoi se: “Mendoj se ishte e qartë diferenca në dëshirën për të luftuar për qëllimin e përbashkët. Ata e tregon haptazi këtë. Për ta është më e rëndësishme të qëndrojnë në Premier League se sa të përfundojnë në vendin e dytë. Ata e treguan këtë që nga minuta e parë. Në 20 minutat e fundit, kemi treguar pak krenari. Ata ishin gati për të dhënë gjithçka këtu për atë pikë, por nuk ishim të aftë t’a motivojmë veten. Për mua, kjo është gjithnjë zhgënjyese sepse nuk ka të bëjë me mua. Ky nuk jam unë. Nëse lojtarët e mi duan të jenë të ndershëm dhe të drejtë, mendoj që kështu duan të jenë… nëse ju i pyesni ata, se sa shumë dhe gjatë kam folur, sa shumë tentova para ndeshjes, gjatë javës të parashikoj skenarin. Ne nuk ishim gati të provonim se sa i rëndësishëm është për ne vendi i dytë. Jam i zhgënjyer sepse vendi i dytë është i rëndësishëm për mua. Nuk jam i sigurt nëse të gjithë lojtarët e mi janë të zhgënjyer”- tha Mou. 4

Manchester United renditet në vendin e dytë me 77 pikë ndërsa kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur deri në fund të kampionatit.

Related posts

“MBANI FRYMËN”/ Boca-River: Nisin emocionet e superklasikes. Formacionet zyrtare

Isa.Autor

BESIMI TEK LOJTARËT/ Pep Guardiola: Janë heronj absolutë, nuk dyshoj asnjë sekondë tek ata

F.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment