Futboll Seria A Sport

Juventusi po e shfrytëzon krizën e Milanit, gati oferta e lartë për mbrojtësin…

Gjiganti italian Milan nuk është duke kaluar momentet më të mira. Pasi nuk arritën të siguronin pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, Rossonerët rrezikojnë të mbetën edhe pa Ligën e Evropës. UEFA mund ta dënojë Milanin për shkak të Fair Play Financiar (FFP) dhe pritet përjashtimi i tyre nga garat evropiane.

Milani mund të mbetet edhe pa yjet e skuadrës pasi do të jenë të detyruar të shesin lojtarë. I pari që mund të largohet është qendërmbrojtësi italian Alessio Romagnoli. Juventus po mundohet ta shfrytëzoj situatën e Milanit dhe po mendon të dërgojë një ofertë për Romagnolin.

Mbrojtësi italian ka një kontratë deri në vitin 2022 me Milanin, por Juventus po mendon të dërgojë 40 milionë euro për transferimin e tij. Gjithsesi pritet të jetë operacion i vështirë pasi Milani e vlerëson yllin e tyre rreth 60 milionë euro.

Related posts

“REVOLUCION” TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ Guardiola bën gati pesë blerje të mëdha, ja emrat

Delo.autor

LARGIMI I MESSIT NË PSG/ Flet Di Maria: Ka shumë mundësi që të ndodhë…

Delo.autor

De Vrij te Interi, Tare piketon qëndërmbrojtësin brazilian

Sadik.Autor

Leave a Comment