Futboll Sport

Tony Adams: Lojtarët e Tottenham mund t’i prishin botërorin Anglisë!

Lojtarëve të Tottenham u mungon mentaliteti fitues dhe kjo do t’i kushtojë shumë Anglisë në Kupën e Botës, sipas legjendës së Arsenal Tony Adams.

Adams ka qenë kapiteni i Anglisë në Euro 2016 dhe beson se Gareth Southgate ka vepruar gabim që ka grumbulluar pesë lojtarë të Spurs në kombëtare.

Sulmuesi Harry Kane është njëri prej tyre, të tjerë janë edhe Dele Alli apo Trippier, të cilët nuk të mbushin me besim se Anglia mund të fitojë trofeun këtë vit.

Adams e shqetëson fakti se ata nuk kanë arritur suksese nën drejtimin e Maurizio Pochettino-s dhe të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe në botëror.

“Duhet të jesh në gjendje ta përballosh fitoren emocionalisht dhe mendërisht dhe nëse nuk e dinë si fitohet, atëherë nuk kanë për ta fituar,” shprehet Adams për The Sun.

“Jam shumë i shqetësuar për lojtarët e Tottenham, nuk mendoj se ata dinë si fitohet.

“Janë lojtarë shumë të mirë por në një moment të caktuar të turneut, duhet të tregosh se kush je. Është një mentalitet që lojtarët duhet ta kenë.”

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ PSG shtang Real Madrid-in, takohet me menaxherët e yllit të Premier League

Delo.autor

ËSHTË NJË NGA LOJTARËT MË TË MIRË NË ZVICËR/ Taulant Xhaka rrëfen: Ndeshja më të çmendur ishte në…

Delo.autor

FLET BRITANIKU COULTHARD/ “Ferrari nuk e ka mbështetur Vettel ashtu sikurse Mercedes bëri me Hamilton”

Isa.Autor

Leave a Comment