Futboll Seria A Sport

Kalinic nuk bind drejtuesit e Milanit, kroati drejt Lokomotivës së Moskës

Lokomotiva e Moskës është e interesuar që të nënshkruajë me sulmuesin e Milanit, Nikola Kalinic, por çmimi është 25 milionë euro, i larë për rusët. Sulmuesi erdhi nga Fiorentina te Milani para një viti për 5 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera obligim blerje.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 40 ndeshje për Milanin, por nuk ka arritur të bind drejtuesit.Sipas Calciomercato.com, Lokomotiva e Moskës është e interesuar për lojtarin dhe do të bëjë ofertë në 10 ditët e ardhshme.

Por çmimi që i është vënë lojtari nga Milani është 25 milionë euro. Çmimi është i lartë për rusët, por shpesh dinë të bëjnë befasi me pagesa.Për të është e interesuar edhe Schalke 04 e cila e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Related posts

“SALSBURG NA HAPI SHUMË TELASHE”/ Flet Mohamed Salah: U bë e vështirë të luaje kundër…

Delo.autor

SKËNDERBEU-KASTRIOTI/ Zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi në sfidën e sotme

Delo.autor

NË KËRKIM TË PASARDHËSIT TË SUAREZ/ Barcelona kishte në dorë yllin e Premier, por Abidal s’pranoi ta blinte

Delo.autor

Leave a Comment