Bundesliga Futboll Sport

Kupa e Gjermanisë/ Bavarezët kërkojnë lavdinë ndërsa Kovac Europën

Bayern Munich, pas titullit të 27-të të fituar në Bundesliga, do të udhëtojë drejt “Olympiastadion” për t’u përballur me Eintracht Frankfurt në finalen e Kupës së Gjermanisë. Kjo do të jetë finalja e pestë në kupë për bavarezët në shtatë vitet e fundit dhe ndeshja e fundit e Jupp Heynckes në drejtim të Bayern.

Kampionët e Gjermanisë kanë disa mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, por nuk duhet të jetë një problem për ata të rreshtojnë në fushën e lojës një ekip cilësor. Ndërkohë, kjo do të jetë një ndeshje lamtumire edhe për trajnerin e Frankurt, Niko Kovac, i cili do të marrë drejtimin e Bayern sezonin e ardhshëm.

Për shkak të humbjes së pësuar kundër Schalke në javën e fundit të kampionatit, Eintracht duhet ta fitojë patjetër këtë finale për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Europa League. Historia, siç mund të imagjinohet, është në favor të bavarezëve, të cilët janë të pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Frankfurt (1 fitore, 3 barazime).

Për më tepër, skuadra e Kovac ka pësuar një rënie të rendimentit në javët e fundit. në fakt, ata kanë humbur shtatë nga tetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur larg shtëpisë dhe kanë pësuar tre ose më shumë gola në katër nga këto takime. Bayern, nga ana tjetër, ka shënuar 20 gola në pesë ndeshjet e fundit të këtij kompeticioni.

Shifra dhe Fakte
– Bayern ka fituar 4-1 ndeshjen e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në Bavari prillin e kaluar.
– Bayern nuk ka pësuar asnjë humbje në 14 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Frankfurt (11 fitore, 3 barazime).

– Robert Leëandoëski është golashënuesi më i mirë i Kupës së Gjermanisë në këtë sezon (5).
– Frankfurt ka pësuar vetëm një gol në këtë sezon të Kupës së Gjernanisë (në kohën shtesë kundër Heidenheim).

Related posts

Seriali vizatimor “The Simpsons” ka parashikuar ekipet finaliste në Botëror, ja cilat janë ato

Isa.Autor

Inter më në fund gjen fitoren ndaj Bolognas, rikthehet në vendin e tretë

Q.Autor

Coutinho-Iniesta, tek Barcelona lind problemi i papritur

Q.Autor

Leave a Comment