Futboll Sport

Kamza në ankth për Plakun, Ahamataj mendon alternativat

Të mërkurën do të zhvillohet një nga takimet më të rëndësishme të këtij edicioni. Vllaznia dhe Kamza do të përballen me njëra-tjetrën në një sfidë që mund të përcaktojë shumë në luftën për të qëndruar mes më të mirëve. Skuadra e Julian Ahmatajt ka një epërsi prej 2 pikësh kundrejt kuqebluve dhe do të kërkojë që të paktën të mbrojë këtë distancë, megjithëse objektivi primar mbetet fitorja në “Loro Borici”.

Në takimin ndaj Luftëtarit mungoi pika më e fortë e kësaj skuadre, Sebino Plaku, dhe këtu qëndrojnë shqetësimet për Kamzën, ndërkohë që edhe Fukui është i skualifikuar. Plaku po vuan ende nga një dëmtim në pulpë dhe është në dyshim të fortë për sfidën jetike kundër Vllaznisë. Vetë lojtari po bën ç’të jetë e mundur për të qenë sëbashku me ekipin në Shkodër, duke kryer me rigorozitet fazën rikuperuese, megjithatë ende nuk ka ardhur “ok” i stafit mjekësor dhe kapiteni mbetet në pikëpyetje.

Trajneri Ahmataj e pranoi pa doreza pas ndeshjes më gjirokastritët se ndikimi i mungesës së sulmuesit ishte evident, jo vetëm në aspektin tekniko-taktik, por edhe në atë psikologjik, duke ditur besimin maksimal që skuadra ka tek aftësitë e numrit 9. Nëse 32-vjeçari nuk ia del, atëherë tekniku elbasanas ka dy hipoteza: E para, të aktivizojë Filin në qendër të repartit të avancuar për të shfrytëzuar shpejtësinë e ish-lojtarit të Partizanit në kundërsulm.

E dyta, të vendosë serbin Racic në qendër të sulmit. Shtatlartësia e tij mund të ndihmojë ekipin në krosimet e larta dhe për ta nxjerrë skuadrën përpara në çaste të vështira, gjithsesi skenari më i mundshëm është rikuperimi në kohë i Sebino Plakut.

Related posts

Napoli “harron” titullin, skuadra e “kaltër” po projektohet e “furishme”

Sadik.Autor

Skema dhe dy partnerë idealë, ja pse HIGUAIN mund të ringjallet te MILAN

Isa.Autor

E BUJSHME/ ICARDI fiton çmimin PRESTIGJOZ, mposht treshen Dembele-Mariano-Sanches (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment