Futboll Ligue 1 Sport

Vëllai i Pogbasë në telashe, përleshet me shokët e skuadrës (VIDEO)

Kemi parë shpesh që lojtarët kundërshtarë të përleshen me njëri-tjetrin, por ajo që ndodhi në sfidën mes Genclerbirglit dhe Antaliasporti në Superligën turke, është me të vërtetë e rrallë. Protagonist në incidentin e ndodhur ishte vëllai i Pol Pogba, Florentin Pogba. Ai aktivizohet me skuadrën e Genclerbirglit, e cila u mposht në shtëpi me rezultatin 0-1.

Në minutat e fundit të lojës, mbrojtësi 27-vjeçar, i cili u transferua nga skuadra e St. Etienit, ndjehu një shqetësim në këmbë, dhe doli nga fusha pa pyetur askënd, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë, pasi ishin kryer të gjitha zëvendësimet.

Dalja e Pogbasë nga fusha, nuk është pritur hiç mirë nga shokët e skuadrës, dhe disa prej tyre, i janë vërsulur dhe janë konfliktuar me të. U desh ndërhyrja e drejtuesve që situatë të mos degjeneronte në grushte, ndërsa videoja e incidentit të ndodhur është duke bërë xhiron e internetit. Mbrojtësi Florentin Pogba, numëron 8 paraqitje me fanellën e skuadrës turke ndërsa në të kaluarën është aktivizuar me Sedanin dhe St. Etienin.
{“videoid”: “1131646”, “sid”:”26″}

 

Related posts

Adoleshenti “turpëron” Neymarin, ylli brazilian sillet si “fëmijë” (FOTO)

Isa.Autor

Russia e pafat, Dzagoev lëndohet në ndeshjen e parë të Botërorit

Sadik.Autor

KAOS TOTAL/ FSHF fsheh gjyqet, asnjë njoftim për DHZK-në që prej muajit mars

Isa.Autor

Leave a Comment