Champions League Futboll Sport UEFA

Karius kërkon falje për gafat/ E kam të vështirë të vazhdoj përpara (VIDEO)

Bale, Real por edhe Loris Karius. Portieri i Liverpool ka qenë protagonist në finalen e djeshme të humbur ndaj Realit, për dy gafat e tij në dy golat e realizuara ngha skuadra “merengues”, që në fund fitoi 3-1. Dy gabimet e portierit të “reds” ishin qesharake, por që i kushtuan shumë si atij ashtu dhe skuadrës, aq sa edhe lotët pas ndeshjes nuk mund ta shfajësojnë. Pas ndeshjes, portieri i Liverpool i ka kërkuar falje fnsave të tij, me kokën ulur dhe duke qarë për gafat.

“Nuk ndihem mirë. Isha unë ai që ia humba ndeshjen skuadrës time dhe ndihem keq për këtë gjë. I kërkoj falje të gjithëve, skuadrës, trajnerit, tifozëve. Gabimet e mia i kushtuan shumë rëndë skuadrës. Nëse do të kisha mundësi do të kthehesha pas në kohë. Ndihem shumë keq, pasi e di që i lashë në baltë në këtyë finale, në këtë ndeshje të madhe. Por kjo është jeta e një portieri, tani duhet të gjej forcat për të ecur përpara”, u shprejh portieri Loris Karius.

Related posts

PENALLTIA “DHURATË” DHE KARTON I KUQ QË U FAL/ Arbitrit Rocchi i iku ndeshja nga duart, ja gafa e radhës

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI FRANCEZ/ Talenti 19-vjeçar vritet me breshëri kallashnikovi

Isa.Autor

DO TË DALI NË PAH VETË/ I ANULLOI GOLIN DYBALËS: Mediat “kryqëzojnë” CR7: Është MANIAK i…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment