Champions League Futboll Sport UEFA

Turp! Zbuloni se çfarë kanë bërë lojtarët e Liverpoolit pas ndeshjes me Karius

Pas përfundimit të finales së Ligës së kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, të gjithë e dinin se cila ishte figura tragjike e ndeshjes. Portieri i ekipit anglez Loris Karius, pësoi gola, si pasojë e gabimeve elementare dhe pas përfudnimit të ndeshjes, ishte e qartë se ishte i dërrmuar shpirtërisht.

Karius nuk kaloi lehtë as në aspektin fizik, meqë para se të pësonte golat, pësoi edhe një goditje më bërryl nga Sergio Ramos, për të cilën kapiteni i Real Madridit, kaloi pa u ndëhskuar nga gjyqtari serb Mazic. Sidoqoftë, lojtarët e Liverpoolit janë kritikuar për trajtimin që ia kanë bërë portierit të tyre pas ndeshjes.

Mediat britanike kanë qenë kritike për sjelljet e lojtarëve, duke thënë se është e pabesueshme se si Karius ngushëllohet nga lojtarët e Realit ose lihet vetëm i shtrirë për toke, por disa minuta pas ndeshjes, askush nga lojtarët e Liverpoolit, nuk i afrohet portierit.

Madje, legjenda e Liverpoolit Steven Gerard ka shkuar një hap tutje dhe ka thënë se “duhet trimëri për të bërë atë që bëri Karius. Ia gaboi në ndeshje dhe më pas shkoi direkt tek tifozët dhe u kërkoi falje. Portierët tjerë do të shkonin në zhveshtore menjëherë.” Gerard shtoi se ai nuk do të mund ti ikë kësaj që ka ndodhur dhe javët e ardhshme do të jenë shumë të rënda për të.

Related posts

KUPA E LIGËS/ Ndizet raundi i 1/8-ave, Mançester Siti pret Liverpulin. Ja shorti

F.autor

“DASHURIA E VJETËR”/ Berlusconi: “Ky MILANI i Gattusos nuk më PËLQEN!”

Isa.Autor

Paris SG pret Strabourg, kërkon të harrojë Real-in

Q.Autor

Leave a Comment