Futboll Sport

Karrierë e pasur në Shqipëri e jo vetëm, mesfushori i Kamzës zbulon…

Mesfushori i Kamzës, Hair Zeqiri është një nga lojtarët më me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Vlonjati i cili është aktivizuar me skuadra si Flamurtari dhe Kukësi, ndërkohë që në sezonin 2011-2012 kishtë një eksperiencë në kampionatin turk me skuadrën e Rizespor.

Por pavarësisht karrierës së tij të pasur, i ftuar në emisionin “Diagnozë” nga Freskida Miloti, mesfushori 29 vjeçar veçoi një tjetër moment emocionues nga jeta e tij.

Momenti më i veçantë gjatë karrierës sime ishte kur një mëngjes, babai im erdhi tek dhoma ime dhe me gazëtën sportive në dorë më pyeste se çfarë ishte kjo. Aty ishte një artikull që duke iu referuar një reviste prestigjoze angleze, theksonte se Hair Zeqiri është mes 75 talentëve më premtues në botë. Atëherë isha shumë i ri, rreth 21 vjeç dhe kjo mbetet momenti më i veçantë, kur u ndjeva më tepër se i vlerësuar.

Related posts

BARCELONA NË KRIZË/ Për Koeman ka vetëm dy të paprekshëm në ekip

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Hysaj pret prezantimin tek Lazio, nga Turqia fut “hundët” Fenerbahce

Delo.autor

DASHURIA PËR BUKUROSHEN SEKSI/ Ja tatuazhi i veçantë i Alvaro Moratas në krah (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment