Futboll Sport

“DUAM TË RENDITEMI TË PARËT NË GRUP”/ Mancini “tremb” rivalët: Është ndeshja e vetme që mund të…

Italia po bën një paraqitje fantastike në Kampionatin Europian duke fituar dy ndeshjet e para në Grupin A kundër Turqisë dhe Zvicrës.

“Azzurrët” ditën e nesërme do të luajnë ndeshjen e fundit në grup kundër Uellsit dhe për ta është ndeshje vendimtare që të konfirmohen si skuadër dhe ta mbyllin grupin si kryesues.

“Ne duhet të vazhdojmë të luajmë siç kemi bërë deri tani, duke qenë ofensivë dhe duke bërë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishte një ndeshje e rëndësishme, ne duan të renditemi ta parët në grup. E dimë se do të jetë edhe më e vështirë sepse do të luajmë në orën 6-të dhe do të jetë shumë nxehtë.

Do të jetë ndeshja e tretë brenda dhjetë ditëve, e para ishte veçanërisht e rëndësishme dhe disa lojtarë janë të lodhur. Kjo është ndoshta ndeshja e vetme në të cilat mund të bëjmë disa ndryshime, por e dimë që rezultati në fushë nuk do të ndryshojë.

Ka pasur një ndryshim brezash me të rinj që dëshirojnë të bëjnë diçka më shumë. Ne kemi fituar 4 Kupa Bote me lojën tonë, faza mbrojtëse është thelbësore, ne kemi nevojë për një ekuilibër të mirë. Jemi përpjekur të ndryshojmë mentalitetin duke u përpjekur të sulmojmë më shumë, ka pasur një përzierje të mirë dhe kjo falë djemve që kanë asimiluar këtë lojë.

Verrati për momentin nuk ka gjendjen fizike të dikujt që ka luajtur vazhdimisht, por cilësitë e tij teknike nuk vihen në diskutim. Ai me siguri do të luajë, por mbetet për tu parë nesër do ta nisë si zëvendësuese apo nga fillimi sfidën. Ndërsa Kieza mund të luajë në të gjitha rolet sulmuese, jo si një sulmues qendror por si anësor, që është pozicioni i tij natyral”, e mbylli fjalën e tij Roberto Mançini.

Related posts

ALARM TOTAL TEK FRANCA/ Dy titullarë të tjerë të infektuar me “virusin e gamiles”

F.autor

PO DËSHTON/ Ditëlindje e hidhur, Higuain te MILANI mes dhimbjes së golit dhe të…

Isa.Autor

Kosta Rika ëndërron, Serbia është e dënuar të fitojë…

Sadik.Autor

Leave a Comment