Futboll Sport

Kërkesa e habitshme e lojtarit më të paguar të Vllaznisë

Vllaznia po kalon momente tmerri, pasi mbijetesa mbetet një ekuacion me 38987954 ndryshore. Duhet një magji që ekipi shkodran të shpëtojë në Superiore, Kamza të humbë të dy ndeshje, ndërsa Vllaznia të fitojë në të dyja.

Atmosfera në kampin shkodran është shumë e keqe, pasi trajneri Gjoka ka dhënë dorëheqjen, ndërsa nuk dihet se kush do ta pasojë. Nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi me Gjokën ka ikur dhe stafi teknik i Vllaznisë.

Burime të sigurta të Eduasportin.com pranë klubit të Vllaznisë të bëjnë me dije se një nga futbollistët që e ka përjetuar më shumë këtë situatë ka qenë Nurudeen Orelesi. Ky i fundit ka përjetuar momente shumë të vështira dhe tension të madh në skuadrën e Vllaznisë. Afrikani nuk i ka përballuar ndeshjet e mbijetesës jo për faktin se nuk e ndjen fanellën dhe stemën e Vllaznisë, por për faktin se ka qenë shumë në presion.

Lojtari i ka kërkuar stafit teknik që të mos e aktivizojë në këto sfida, pasi nuk e përballon. Ai e ka argumentuar dëshirën e tij me faktin se nëse Vllaznia pëson gola do të akuzohet se nuk e ndjen fanellën, por dhe për tolerime. Interesant ka qenë episodi në ndeshjen kundër Luftëtarit ku i ka kërkuar stafit teknik që ta zëvendësojë që në minutën e 30-të. Nigeriani është ndjerë në presion, pasi është futbollisti më i paguar i ekipit shkodran. 29-vjeçari ka qenë shtylla e ekipit këtë sezon, por duket se fundi i kampionatit e ka parë shumë në vështirë. Largimi i tij nga Vllaznia në fund të sezonit është thuajse i sigurt, pasi shkodranët nuk mund të përballojnë barrën ekonomike të afrikanit.

Related posts

SUPERIORE/ Laçi vetëm 3 pikë larg Tiranës, Skënderbeu zhytet në vendin e fundit. Ja si ndryshon renditja…

Delo.autor

ISHTE HEROI QË BARAZOI NDAJ DORTMUND/ Në Barcelonë i vënë emër të ri “Gardianit” Ter Stegen

Delo.autor

“NDESHJA? ISHTE E TMERRSHME”/ Trajneri Pirlo: Kemi pritshmëri të tjera, klubi nuk është i lumtur me…

Delo.autor

Leave a Comment