Futboll Sport

REALIZOI ËNDRRËN PËR TË LUAJTUR TEK BARCELONA/ Por mbrojtësi Emerson tregon arsyen pse klubi e largoi

Emerson Royal ishte blerë nga Barcelona në vitin 2019 dhe u huazua te Real Betis për dy vite.

Si Barcelona ashtu edhe Betis kishin nga 50 për qind të kartonit të lojtarit, derisa katalunasit e bën atë të tyrin për nëntë milionë euro.

Mbrojtësi i djathtë brazilian u mirëprit te klubi duke i vendosur klauzolë prej 300 milionë eurove, por në ditën e fundit Barcelona vendosi ta shiste te Tottenham Hotspur.

Ka qenë vet anësori brazilian që ka zbuluar arsyen pse Barcelona e largoi nga Camp Nou.

“Në fundin e sezonit të kaluar, kisha mbyllur të gjitha gjërat me Betisin dhe kisha firmosur me Barcelonën, përpara se të shkoja me pushime”.

“Momenti i rikthimit ishte një ndjesi e jashtëzakonshme për mua, sepse isha gati të luaja për Barcelonën dhe ëndrra ime tashmë ishte një realitet i prekshëm. Koeaman më priti shumë mirë e gjithashtu i gjithë ekipi dhe isha krenar edhe për faktin se në ‘Camp Nou’ kanë luajtur dhe shkruar historinë shumë brazilianë. Por gjithçka u shkatërrua pas një telefonate nga drejtuesit e klubit, të cilët më komunikuan se ishte më mirë të më largonin, sepse situata financiare nuk ishte aspak e mirë”, tha braziliani.

“Nuk e kuptova aspak këtë situatë, sepse sapo kisha mbyllur tri ndeshjet e para të kampionatit, sapo kisha firmosur dhe ende nuk kisha mbushur 40 ditë në Barcelonë. Ua bëra me dije se isha i gatshëm t’ua shpërbleja besimin, por as kjo nuk mjaftoi dhe aty kuptova se ishte më mirë të largohesha, sepse nuk mund të qëndrosh diku ku nuk të duan”, deklaroi lojtari për Marcan.

Anësori tani që është pjesë e Spurs thotë se beson tek projekti i skuadrës së tij të re dhe do të jap maksimumin për ta.

“Familja më ka qëndruar pranë dhe më ka mbështetur, edhe fansat e kuptuan se çfarë ndodhi midis meje dhe Barcelonës, prandaj nuk ka asnjë hatër mbetje midis meje dhe atyre. Tottenhami ka një projekt dhe unë jam pjesë e këtij projekti dhe kjo më lumturon. E kaluara mbetet e kaluar, ndaj jam totalisht i fokusuar për të bërë mirë në Ligën Premier dhe maksimalisht i fokusuar për të ndihmuar klubin në arritjen e objektivave sezonalë”,tha Emerson Royal.

Related posts

Kosova ka Federatë, Vokrri i tregon vendin Serbisë dhe Crvena Zvezdës

Sadik.Autor

ASKUSH NUK DO TË QËNDROJË/ Sulmuesi heq dorë nga 22 milionë euro pagë që të largohet nga Arsenali

Delo.autor

EURO 2020/ Italia bën “9 ballë”, goleada nga Spanja dhe Zvicra

Delo.autor

Leave a Comment