Futboll Sport

Këta janë lojtarët e Brazilit për në Botëror, ftohet edhe Neymar

Trajneri i Selecao,Tite ka treguar shumicën e skuadrës se tij që do ta merr me vete në Botërorin e Rusisë, por të hënën e ardhshme do të zbulohen edhe emrat e rinj

Tite do të shpallë listën më 23 lojtarë të ftuar për Botërorin e Rusisë të hënën.

Trajneri i Brazilit tashmë kakonfirmuar 16 nga 23 lojtarët e tij e të cilët janë: Miranda, Marquinhos, Marcelo, Dani Alves, Casemiro, Paulonho, Renato Augusto, Coutinho, Neymar, Gabriel Jesus, Ederson, Thiago Silva, Fernandinho, William dhe Roberto Firmino.

Kanë mbetur edhe shtatë vende të lira. Pritet që anësori i Juventusit Douglas Costa ti bashkohet listës dhe mesfushori magjik i Shakhtar Fred – të dy kishin paraqitje super të mirë me skuadrën e Tites në marsin të 2018’ës ku në këtë turne global Brazili mundi Rusinë dhe Gjermaninë.

Ndoshta Tite do ta ftojë edhe mbrojtësin e majtë të Atleticos Filipe Luis i cili e ka ëndërr të luaj në Botëror, por thyerja e tij e këmbës në fillim të këtij viti ndoshta do të bën që ai mos të ftohet. Pas vetëm 52 ndeshjeve nga lëndimi, Luis është riktheu javën e kaluar në aksion duke qenë rezervë.

Atë e pret edhe një konkurrence e ashpër me Alex Sandron e Juventusit që pritet po ashtu të ftohet.

Në këndin tjetër të mbrojtjes, Dani Alves është në garë me Fagner të Corinthians dhe Danilo të Manchester City.

Për të tjerët mbetet dita e hënë ku Tite do ta tregon skuadrën më 22 lojtarë nga selia e Federatës së Futbollit të Brazilit të hënën.

Brazili do të këtë edhe një test me disa miqësore në një turne Global ku do të luaj kundër Kroacisë dhe Austrisë.

Related posts

“E PASKA QARË”/ PELE thotë që MESSI ka DIFEKTE të mëdha, Lineker i jep përgjigjen PERFEKTE (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Manchester United-Chelsea, Alonso barazon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

BËHET NOSTALGJIK? Ronaldo blen 11 paund PICA në restorantin italian

F.autor

Leave a Comment