Albanian Stars Futboll Seria A Sport

Rrëfehet agjenti i Hysajt: Ja nga kush varet e ardhmja e mbrojtësit kuqezi

Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj është kthyer në një pikë referimi te skuadra e Napolit, titullar dhe mjaft i rëndësishëm në skemat e trajnerit Maurizio Sarri, që kur erdhi te skuadra napoletane e mori me vete nga Empoli lojtarin shkodran. Nën drejtimin e Sarrit lojtari është rritur ndjeshëm profesionialisht, duke qenë i paprekshëm në formacionin e trajnerit dhe duke fituar besimin e tij.

Edhe pse në adresën e Hysajt, 24 vjeç, ka patur mjaft oferta, Napoli nuk e ka lëshuar lojtarin, që kishte mbështetjen e Sarrit, ndërkohë që nuk ka munguar edhe interesimi i skuadrës së Bayern Mynih. Por nëse Sarri largohet nga Napoli, çfarë do të ndodhë me mbrojtësi kuqezi? Agjenti i tij Mario Giuffredi rrëfen skenarin: “E ardhmja e Hysajt varet shumë nga ajo e Sarrit, që e konsideroj trajnerin më të mirë në botë”.

Më tej, menaxheri shton: “Nëse Sarri konfirmohet kjo gjë mund të ndodhë edhe me Hysajn edhe pse merkatoja mund të sjellë zurpriza në çdo moment, të paparashikuara në bazë të ofertave që do të vijnë. Unë kam ndjesinë që trajneri do të qëndrojë, ndoshta edhe Elseid…”, u shpreh Mario Giuffredi, në një deklaratë për “Sky Calcio”.

Related posts

REZULTAT HISTORIK/ Japonia realizon 14 gola në 93 minuta për kualifikueset e “Katar 2022” (VIDEO)

Delo.autor

PSG turpëron Monaco-n dhe shpallet kampion

Sadik.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ANGLEZ/ Talenti i Shqipërisë protagonist në fitoren me përmbysje ndaj Charlton

Delo.autor

Leave a Comment