Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Sevilla luan një finale, Reali nuk do të ketë “yjet”…

Sevilla do të kërkojë të marrë pikë jetike në ndeshjen kundër Real Madrid në “Sanchez Pizjuan”, sfidën e vlefshme për La Liga. Ky takim që ishte programuar më 21 prill u shty për shkak të finales së Kupës së Mbretit, ku andaluzianët u thyen keqazi nga Barcelona.

Të premten e kaluar, Sevilla arriti një fitore të luftuar në shtëpi, 1-0 ndaj Sociedad, duke ndalur një ecuri prej nëntë ndeshjesh radhazi pa fitore, menjëherë pas largimit të trajnerit Vincenzo Montella. Vetëm një fitore ndaj Real do të mbante gjallë shpresat e tyre për një vend në Kupat e Europës, pasi aktualisht renditen në vendin e tetë, vetëm një pikë las Getafe që mban vendin e fundit të disponueshëm për në Europa League.

Ndërkohë, Real Madrid, është në vendin e tretë, pas barazimit 2-2 ndaj Barcelona dhe nuk do të ketë në radhët e tij Cristiano Ronaldo, të dëmtuar dhe Gareth Bale të skualifikuar. Në ndeshjen e fazës së parë me këtyre dy ekipeve, Real Madrid fitoi 5-0, por kanë kaluar tre vjet nga hera e fundit që kanë fituar në “Pizjuan”.

Sevilla ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Real. Marco Asensio, autor i gjashtë golave dhe katër asisteve në këtë sezon do të jetë titullar.

Vlen për t’u përmendur se dhjetë ndeshjet e fundit mes Sevilla dhe Real Madrid kanë prodhuar gjithmonë tre gola më shumë gola (mbi 2.5), me një mesatare 4.8 gol/ndeshje.

Real Madrid ka fituar mesatarisht 7.5 korne për ndeshje në këtë sezon të La Liga, më shumë se çdo ekip tjetër në kampionatin spanjoll, ku gjithashtu mban vendin e parë me 14.7 goditje mesatarshit drejt portës kundërshtare.

Related posts

NUK VEPROI NJËJTË SI FUTBOLLISTËT E TJERË/ Ja arsyeja pse Ibrahimovic nuk kthye në Itali

Delo.autor

GAZETA BRITANIKE “THE GUARDIAN”/ Shpall lojtarin më të mirë për vitin 2018

Isa.Autor

“PËR MOMENTIN…”/ Menaxheri i yllit të Premier League: Jemi të hapur për gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment