Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Mourinho vendos largimin e sulmuesit, por të gjithë duan ta marrin…

Trajtimi që po i bën Jose Mourinho duket se i ka hapur rrugën një transferimi të Anthony Martial, me një “tufë” ekipesh në Premier League që do të kërkojnë shërbimet e tij gjatë verës.

Arsenal, Chelsea dhe Tottenham janë admirues të Martial dhe besojnë se Manchester United do të pranojë shitjen e 22-vjeçarit.

Mourinho aktivizoi “të pakënaqurit” Martial dhe Rashford në ndeshjen e fundit ku United pësoi një humbje befasuese, 1-0 në fushën e Brighton, duke shtuar dyshimet për të ardhmen e francezit në veçanti.

United pretendon rreth 45 milionë euro për futbollistin e blertë nga Monaco në vitin 2015, i cili po ndiqet edhe nga Juventus. Ai ka të ngjarë të jetë në stol ndaj Chelsea në finalen e Kupës së Anglisë.

Kjo u kuptua nga fjalët e Mourinho pas ndeshjes ndaj Brighton: “Futbollistët që zëvendësuan Sanchez apo Lukaku nuk ishin në lartësinë e duhur. Kur individët nuk përgjigjen ekipi nuk luan mirë. Kjo është arsyeja përse A, B apo C lojtar nuk janë titullarë. A e keni më të lehtë t’i përgjigjeni pyetjes: Përse luan gjithmonë Lukaku?!”

Related posts

RIKTHEHET PAS 2 VITESH TEK ATLETICO/ Shikoni se si Griezmann pritet nga shokët e rinj të ekipit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

FAVORIT PËR TË FITUAR TITULLIN/ Shaqiri: Liverpooli mund ta përballojë presionin, ne thjeshtë…

Delo.autor

LOJTARI I BEJSBOLLIT “SHPËRTHEN” NË LOT/ Godet me topin 145 km/h, “fluturon” drejt vajzës 4-vjeçare (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment