Champions League Futboll Sport

Kloop i sigurtë: Ndalojmë Ronaldo-n dhe fitojmë Champions-in

Real Madridi është një ekip yjesh, por Cristiano Ronaldo është rreziku kryesor dhe Jurgen Klopp beson se ndalimi i tij do të jetë çelësi i shanseve të Liverpool-it për sukses në finalen e Kiev-it.

Trajneri gjerman foli për kundërshtarët e fundit të Ligës së Kampionëve të ekipit të tij dhe shpjegoi se nuk do të jetë e lehtë, duke ruajtur njëfarë besimi në të njëjtën kohë.

“Cristiano Ronaldo mund të shënojë vetëm nëse e merr topin, kështu që le të përpiqemi ta mohojmë këtë. Ne jemi përballur me skuadrën më me përvojë në botë dhe në Ligën e Kampionëve. Por kjo është finalja dhe në një lojë gjithçka është e mundur.“-tha Kloop për programin spanjoll “El Golazo de Gol”.

Gjithashtu, gjermani nuk la pa falenderuar dhe yllin e tij Mohamed Salah.

“Ai është i mirë, me të vërtetë i mirë dhe ai ka një sjellje vërtet të mirë. Ai është një djalë fantastik.“-përfundoi trajneri i Liverpool-it.

Finalja e Champions League, mes Liverpool-it dhe Real-it të Madrid-it do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 20:45.

Related posts

Pesë ligat e mëdha të Europës, njihuni me top-formacionet e sezonit

Sadik.Autor

MANCHESTER UTD NË EPËRSI/ Ka shënuar Pogba nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso karikohet për derbin: Milani ka këto probleme, por me Interin do të fitojmë

Q.Autor

Leave a Comment