Futboll La Liga Seria A Sport

Inter dhe Atletico në garë për Salomon Rondon

Atletico Madrid dhe Inter janë interesuar për shërbimet e sulmuesit të West Brom Salomon Rondon, sipas Sky Sports.

West Ham është gjithashtu i interesuar për sulmuesin venezuelian, i cili ka luajtur nën urdhrat e Maurizio Pellegrini-t te Malaga.

Por Hammers do të kenë konkurrencë për lojtarin që ka një klauzolë lirimi 20 milionë euro pas rënies nga kategoria të WBA.

Chelsea gjithashtu u interesua për Rondon gjatë janarit, gjatë një fushate të gjerë për të gjetur një qendërsulmues fizik dhe të mirë në ajër, dhe përfunduan duke marrë sulmuesin e Arsenal Olivier Giroud.

Rondon iu bashkua West Brom nga Zenit St Petersburg për 15 milionë euro në 2015 dhe ka shënuar 28 gola në 102 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Related posts

PO SHKËLQEJNË NË SERIE A/ Pioli mban “djallin” të lidhur: Jemi të shumtë në garë

Delo.autor

Si e hoqën gjermanët stresin pas Meksikës? Duke parë…

Sadik.Autor

“The Best”/ Surprizë goli më i bukur i vitit, ja kush fiton çmimin Puskas (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment