Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA VËSHTIRËSITË TEK TITULLI/ Hoti: Tani jam gati për Tiranën, ndryshimi i ambientit bëri…

Engjëll Hoti ishte blerja e parë e Tiranës këtë verë. Lojtari la Kosovën për të qenë pjesë e bardhebluve. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Hoti pranoi se ishte e vështirë që të ndryshonte ambient duke lënë kampionatin kosovar për atë shqiptar. Hoti e nisi sezonin titullar, por Shehi u detyrua që të ndërronte modul. Gjithsesi, nga stoli lojtari që erdhi nga Llapi ka bërë shumë mirë. DINAMO “Ndeshja shkoi shumë mirë. Para sfidës e kishim parasysh që kundërshtari ishte i fortë. Loja në Kupë nuk ka shkoi mirë dhe në sfidën e kampionatit donim të tregonin fytyrën tonë të vërtetë. Kemi treguar dhe shlyer gabimin në Kupë”.

GOLI

“Shyqyr dhe falënderoj Zotin që shënova gola. Kam pasur raste, por ishte mirë që të shënoja dhe të hapja rrugën e golit. Ishte si çlirim për mua. Një nisje me këmbë të mbarë”

VËSHTIRËSITË

“Në fillim kam pasur vështirësi dhe është normale. Është ndryshimi i ambientit. Kampionat i ri, qytet i ri, por tani gjërat po shkojnë mirë dhe jam adaptuar me situatën”.

TITULLI

“Rruga është shumë e gjatë. Nuk kemi bërë as çerekun e lojërave. Nuk mund të flasim për titullin. Gjithsesi, duhet të luajmë çdo ndeshje dhe takimet t’i marrim një për një. Duhet të paraqitemi si me Dinamon dhe të japim 100 për qind”.

“XHOL”

“Fat që luaj në shumë pozicione. Si sulmues, si 10-sh, në pozicionin gjashtë si 9-sh fals. Këtë e vendos në fund trajneri. Unë mundohem që të jap maksimumin ku të më vendosin drejtuesit e skuadrës”

Related posts

E BUJSHME/ MILANI ka përzgjedhur yllin e Chelseas për JANARIN, Leonardo vijon tratativat

Isa.Autor

Lopetegui: VAR do të ketë ndikim të madh në Botëror

Sadik.Autor

“VETËM TI MUND TA KTHESH MILANIN SI DIKUR”/ Ibra zbulon: Nuk kam dëmtim serioz, Mihajloviçit i thashë…

Delo.autor

Leave a Comment