Bundesliga Futboll Sport

Klopp i shton problemet Bayern Munchen, insiston për yllin e Bundesliga

Liverpooli është rikthyer përsëri si kandidat për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic. 19-vjeçari ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni me verdhezinjtë duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Një ndër to është Liverpool dhe trajneri Jurgen Klopp ka mbetur në kontakt të afërt me drejtorin e tyre sportiv Michael Zorc.

Bayern Munich dhe Chelsea kanë qenë në krye të garës për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, që vlerësohet 55 milionë sterlina, edhe pse Arsenali dhe Manchester United kanë shprehur interes. Liverpool u përpoq dhe nuk arriti të nënshkruante më parë me Pulisic, por tani ai ka dy vjet në kontratë dhe është kuptuar, se është gati të nisë një aventurë të re në përfundim të këtij sezoni. Zorc diskutoi për një ofertë të Liverpool-it për Pulisic, por pranoi se ai bisedonte rregullisht me Klopp. “Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me Jurgen Klopp, por nuk jam i vetëdijshëm për këtë”, tha Zorc.

Megjithatë, Pulisic është duke u shqyrtuar përsëri në “Anfield”, ndërsa ata po shikojnë mundësinë për të rekrutuar një mbështetës për Sadio Mane dhe Mohamed Salah. Dortmund nguron të shesë një tjetër lojtar yll për rivalët e Bundesliga, Bayern dhe e di se Chelsea është e gatshme të paguajë 50 milionë sterlina për mesfushorin, që mund të luajë në të gjithë rolet në repartin e sulmit.

Arsenali, është gjithashtu admirues i madh, por financat e kufizuara këtë verë në fund të fundit do t’i privojnë ata për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit që ka magjepsur. Pulisic mund të luajë si një lojtar i krahut ose në qendër dhe ka grumbulluar 20 ndeshje për SHBA. Pulisic, i lindur në Pensilvani, jetoi në Angli për një vit kur ishte shtatë vjeç, duke luajtur me të rinjtë e Brackley Toën për të ndihmuar zhvillimin e tij. Ai gjithashtu u stërvit me Tottenham dhe Southampton përpara se të bashkohej me Dortmund.

Related posts

Mediat spanjolle:Portieri brazilian i Romës Alisson te Reali për 75 milionë euro

Sadik.Autor

Ze Maria i dha “OK” presidentit Halili, zbulohet shuma që do përfitojë tekniku brazilian

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Atletico në sulm, portieri Neuer nuk shqetësohet dhe shtrihet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment