Champions League Futboll Sport UEFA

Klopp: Reali i Madridit skuadër fenomenale, por na mjafton një shans për të fituar

Liverpooli rikthehet në finalen e Champions League, 11 vite pas asaj disfate ndaj Milanit. Këtë herë përballë do të jetë Reali i Madridit, skuadra më e titulluar e Europës që në Kiev do të synojë suksesin e 3-të radhazi. Megjithatë trajneri i The Reds, gjermani Jurgen Klopp beson te triumfi i Liverpoolit të tij, edhe pse e di shumë mirë vështirësinë që paraqet kundërshtari. Klopp u shfaq shumë optimist në konferencën për shtyp, me shpresën se këtë herë do të dalë triumfues nga finalja e Champiosit pas disfatës së hidhur që pësoi në 2013-ën, kur drejtonte Dortmundin.

“ Reali i Madridit ka më shumë eksperiencë se Liverpooli, por në fushë kjo vlen pak. Ne do të luajmë futbollin tonë do të përdorim taktikat tona dhe deri sa të kemi qoftë edhe një shans mua më mjafton për të besuar. Reali i Madridit është një skuadër fenomenale por ne jemi gjithashtu me meritë në finale dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë sfidë”.

Related posts

CSKA Moskë, përballet kundër Arsenalit me të njëjtën mbrojtje 12 vjet më pas

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Roma mposht me përmbysje historike Ajax-in dhe nderon Italinë

Delo.autor

LIVE/ Conference League: Mbyllet ndeshja Inter Escaldes-Teuta. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment