Sport Të tjera

Nadal nostalgjik: Federer e pres sa më shpejt në fushë

Rafael Nadal e Roxher Federer janë përballur 4 herë mes tyre gjatë vitit 2017 dhe në të katërta rastet ka qenë tenisti zviceran ai që ka dalë fitues. Ndërsa këtë vit, dy tenistët më të mirë në botë ende nuk kanë dueluar mes tyre, ndërkohë që kanë luajtur në të njëjtin turne vetëm në Australian Open.

Në një intervistë, Nadal shprehet se mezi pret të duelojë sërish me Federer. “Mezi po e pres këtë sfidë, mundësisht në një finale, pasi jemi dy tenistët më të mirë në botë aktualisht në renditje. Unë shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt, pasi rivaliteti ynë ka qenë një e mirë për sportin e tenisit”, u shpreh Rafael Nadal.

“Mes nesh gjithnjë ka patur një marrëdhënie të mirë. Të dueloja ndaj Federer gjithnjë jam ndjerë i kënaqur, pasi bëhet fjalë për një përballje mes dy tenistësh që kanë dy stile të ndryshme loje. Por ne nuk jemi fokusuar vetëm tek loja, pasi ne bisedojmë shpesh me njëri-tjetrin, ndaj e konsideroj një mik.

Unë mendoj se në këtë rivalitet është përfshirë edhe Novak Djokovic, pasi edhe ndaj tij kemi ndeshje të bukura. Por ndaj Federer kam kujtimet më të bukura dhe një marrëdhënie të mirë. Ne e urojmë gjithnjë njëri-tjetrin kur dikush nga ne fiton një turne”, deklaroi tenisti spanjoll Rafael Nadal në prag të Roland Garros.

Related posts

SKANDALOZE/ Rrezikohet ndeshja në Kamëz, mungon shefi i Forcave të Rendit

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Ylli spanjoll rrëfen: Ajo që përjetova me Guardiolan ishte…

Delo.autor

AHMETAJ DREJTORI I RI I TIRANËS/ Zbulohen prapaskenat tek “bardheblutë”

Delo.autor

Leave a Comment